E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aliaj: Kundër Ukrainës do të jem

07/02/2005  Edhe pse deri në këto momente aktivizimi i mbrojtësit të krahut të majtë, Ardian Aliaj, në sfidën kundër ukrainasve është vlerësuar si i pamundur, gjithçka ka ndryshuar tërësisht. Gjatë grumbullimit të parë që ka zhvilluar ekipi Kombëtar në Durrës është bërë e ditur, se vlonjati me vesin e golit, ka udhëtuar drejt vendit tonë dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm është bashkuar me skuadrën kuqezi. Sipas burimeve zyrëtare, është mësuar se lojtari do të ekzaminohet nga stafi mjekësor i skuadrës, e më pas do të vendoset nëse do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje. Por, sipas burimeve të afërta me lojtarin është mësuar se Aliaj, ka vendosur që të sakrifikojë, dhe të zbresë në fushën e lojës. “Ardian Aliaj do të udhëtojë drejt ekipit Kombëtar, me të vetmin qëllim që të jetë në fushën e lojës në ndeshjen e radhës eleminatore kundër Ukrainës”, ka deklaruar burimi. Duke i’u referuar të njëjtit burim, duket se lojtari që militon në radhët e Oberhauzenit, në Bundesligën 2, është i gatshëm që të sakrifikojë shumë për që qenë në shërbim të Kombëtares, në marrjen e një rezultati pozitiv, i cili do të jetë një plus shumë i madh në ecurinë e kuqezinjve. “Ai ka thënë se edhe me një këmbë do të vihet në shërbim të ekipit Kombëtar për këtë sfidë – ka vijuar më tej burimi – megjithëse dëmtimi i tij është shumë serioz, ai nuk ka aspak ndërmend që të tërhiqet prapa. Ndeshja kundër Ukrainës është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e Shqipërisë, dhe Aliaj është shumë i vetëdijshëm në lidhje me këtë fakt”. Prej disa muajsh, lojtari që ka realizuar plotë 6 rrjeta me fanelën e përfaqësueses, duke u shndërruar në një nga golashënuesit më të mirë të skuadrës, është “persekutuar” nga një traumë në këmbë, duke qëndruar jashtë fushave të lojës. Gjëndja e tij ishte përmirësuar dukshëm gjatë ditëve të para të vitit 2005, kur ai kishte zhvilluar një takim me stafin teknik të Kombëtares në Turqi. Por, kjo nuk ishte e thënë që të zgjaste shumë, pasi ai është frenuar sërish, gjatë një ndeshje miqësore të Oberhauzenit. Gjithsesi, një gjë është e sigurt, në ndeshjen e 9 shkurtit, Aliaj do të jetë, e sipas tij edhe nëse do zë jetë i detyruar që të luajë me një këmbë...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›