E Hënë, 2 Nëntor 2026

Brigel: Kam besim te kjo skuadër

07/02/2005  Trajneri gjerman i kombëtares shprehet shumë optimist pas stërvitjes së parë që ka zhvilluar me kuqezinjtë e grumbullar

I gjendur në qytetin e Durrësit, ku ka filluar përgatitjet anti-Danimarkë, trajneri i Kombëtares, Hans Peter Brigel ende vazhdon të shprehet optimist për gjëndjen e skuadrës, në prag të ndeshjes eleminatore kundër Ukrainës. Sipas tij, megjithë mungesat e rëndësishme që ka skuadra, dhe dyshimet për prezencat e Aliajt dhe Muratit, në kontigjent ka lojtarë mjaft të aftë, të cilët nuk do ta bëjnë të ndjehet mungesa e tyre. “Kam plotësisht besim në grupin e futbollistëve, që kam grumbulluar për këtë takim”, është shprehur gjermani. “Megjithëse skuadra ka mungesa të rëndësishme si ato të Hasit dhe Elvin Beqirit, por ka në dyshim edhe prezencat e Muratit dhe Aliajt, unë besoj se ato nuk do të ndjehen. Në kontigjentin e përfaqësueses kemi afruar disa futbollistë të rinj, por që janë shumë cilësorë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin për ekipin”. Ndërkohë që Brigel ka vijuar duke thënë, se nuk mendon aspak në lidhje me kundërshtarët ukrainas, por është i përqendruar vetëm tek skuadra e tij. “Në këto momente e vetmja gjë për të cilën mendoj është skuadra jonë. Kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, i cili i ka treguar vlerat e veta reale në ndeshjet e mëparëshme dhe me meritë kryeson grupin e dytë eleminator”. Ashtu si edhe në deklaratat e mëparshme, nënkampioni i Botës ka vijuar të jetë optimis për ndeshjen e radhës, ku ka theksuar se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të marrë një rezultat pozitiv, në këtë takim. “Natyrisht që në këtë ndeshje do të synojmë që të marrim një rezultat pozitiv. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme për ecurinë tonë në këtë grup. Ne do të japim maksimumin që mos të dalim të humbur nga ‘Qemal Stafa’. Kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë, por nuk është e thënë që, nëse nuk arrijmë të marrim një rezultat pozitiv, gjithçka do të ketë përfunduar dhe nuk do të synojmë më kualifikimin për në Botëror”, ka vijuar trajneri gjerman. Ndërsa në lidhje me aktivizimin e mundshëm të Shevçenkos, ai ka thënë se pika e vetme ku i trembet kundërshtarëve është forca e grupit. “Si me Shevçenkon, ashtu edhe pa të kjo skuadër mbetet mjaft e vështirë. Ata do të bazohen në lojën e një grupi shumë të fortë dhe mendoj se do të duhet të dredhim shumë djerrsë për këtë ndeshje”, ka përfunduar Brigel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›