Bogdani: Rëndësi ka rezultati
07/02/2005 Dje me kuqezinjtë e drejtuar nga Brigel është bashkur edhe sulmusi, Erion Bogdani. Për sulmusin në fakt bëhet fjalë për një rikthim. “Ndihem me të vërtetë shumë i emocionuar pas këtij rikthimi dhe mund të them vetëm, se do të jap masimumin për bluzën e kombëtares. Ka shumë rëndësi që ekipi të arrijë të marrë një rezultt pozitiv në këtë sfidë”. Bogdani që aktivizohet më rradhët e Veronës është aktivizuar pas një telenovele shumë të gjatë ka rigjetur fanelën kuqezi. Sulmusi është duke kaluar ndoshta një prej sezoneve të tij më të mirë e deri tani në serinë B italiane ka shënuar 14-të gola, duke qenë në krye të listës së golashënuesve. Dje sulmuesi ka qenë në Shqipëri, e po dje ai është bashkuar me grupin e futbollsitëve të grumbullar nga trajneri Brigel, duke zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me grupin. Bogdani është një ndër legjonarët e parë, që bashkohet me grupin, pasi pjesa më e madhe e tyre pritet të bashkohen me grupin vetëm sot. Pas rikthimit Bogdani është shprehur, se ajo që ka më shumë rëndësi në këtë ndeshje është skuadra. “Besoj se kjo kundër Ukrainës është një sfidë me të vërtetë shumë e vështirë. Ne e lerësojmë maksimalisht këtë kundërshtar, por normalsiht në fushë do të futemi vetëm, duke pasur parasysh objektivat tona. Përsa më përket mua, në këtë ndeshje do të jem në dispozicion të skuadrës dhe të zgjedhjeve që do të bëjë trajneri Brigel. Nëse ai do ta shohë të arsyeshme që unë të ulem në stolin e rezarvave unë do të pranoj këtë vendim pa asnjë lloj problemi. Ashtu siç e thashë ajo që ka më shumë rëndësi, është pikërisht skuadra. Nëse më jepet mundësia të luaj normalisht unë do të përpiqem të jap maksimumin dhe të ndihmoj ekipin që të arrijë një rezultat pozitiv”, përfundon sulmuesi Erion Bogdani.