E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibali: Kompromis për plotësimin e kërkesave të minatorëve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nis diskutimin me përfaqësues të sindikatave për arritjen e konsensusit mbi projektligjin për statusin e minatorit. Zv.ministri i Ekonomisë, Neritan Alibali zhvilloi takime të veçanta me përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Shqipërisë dhe përfaqësues të konfederatës së sindikatave të Shqipwrisw. Zv.ministri Alibali tha se, së bashku me sygjerimet e sindikatave do të nxirret një kuadër ligjor sa më i mirë dhe brenda mundësive që ka shteti shqiptar.
Ndërkohë edhe kreret e sindikatave e konsideruan këtë takim shumë të rëndësishem për të lehtësuar jetesën e punonjësve.
Ky grup i punës për të filluar hartimin e këtij projektligji është ngritur me urdhër të kryeministrit Sali Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›