Maestro Alqi Kareco i dhuron pianon Teatrit Metropol
Një ndër themeluesit e teatrit të varietesë në Tiranë maestro Alqi Kareco në moshën 82-vjeçare i dhuroi Teatrit të Metropolit pianon e tij vjeneze të markës Holzl. I shoqëruar nga e para aktore e estradës Melpomeni Cobani akti i dhurimit është duartrokitur përzemërsisht dhe shoqëruar me lule nga i zoti i shtëpisë drejtori Kiço Londo.
Pianoja e vjetër austriake është vendosur në hollin e pritjes para sallë Bodrum të teatrit të Metropolit ndërsa vetë kompozitori i njohur është mirëpritur në dhomën e aktorëve që mban për nder të tij të njëjtin emër. Iniciativa e Drejtorit Londo për të dhuruar objekte personale të aktorëve të vjetër, është përkahur edhe në dhurime të tjera financiare si ai i regjisorit i Kosovës Enver Petrovci pas premierës së suksesshme këtë fundjavë me shfaqjen "Sonte Jam Vetëm".