Alibali shpall “TALENT 2007”

"Talent 2007" është vazhdim I Projektit "Talent 2006", si nismë e MTKRS, për nxitjen dhe zhvillimin e sportit tek rinia shkollore.
Zv –ministri i MTKRS Z.Neritan Alibali sqaroi se "Projekti ka për qëllim të përfshijë një numër sa më të madh nxënësish në aktivitete sportive, për t'i bërë ata sa më aktiv, më të shëndetshëm, për t'i mbajtur larg fenomeneve negative të shoqërisë si droga, vjedhjet, agresiviteti, abuzimet, për të nxitur frymën e komunitetit, solidaritetit, tolerancës e tj, midis fëmijëve dhe të rinjve të moshave nga 10 – 18 vjec, si dhe të zbulojë dhe të zhvillojë talentet sportive në këto mosha.
Ndryshe nga "Talent 2006", në të cilin u përfshinë 4 Qytete, në Projektin "Talent 2007", janë përfshirë 7 qytete, të cilat janë:
- Tirana, Shkodra, Elbasani, Vlora, Peshkopia, Kavaja dhe Laci.
Projekti zgjat 4 muaj, maj – qershor 2007
Eshtë i ndarë në 3 Faza: Faza e Parë – Mars-Prill 2007
Faza e Dytë – Maj-Qershor 2007
Faza Finale – Grumbullim 2 ditor në Tiranë (fund Qershori)
Në këtë Projekt do të përfshihen 240 shkolla 9-vjecare dhe të mesme dhe do të marrin pjesë në veprimtari rreth 110 000 nxënës:
Prej këtyre, 170 shkolla 9-vjecare me 80 000 nxënës (10-14vjec)
70 shkolla të mesme me 30 000 nxënës (nga 15-18vjec)
Në Fazën e Dytë(pas seleksionimit) do të marrin pjesë 3000 nxënës nga shkollat 9-vjecare dhe 2000 nxënsë nga shkollat e mesme.
Në Fazën Finale – "Më të mirët e të mirëve", që do të zhvillohet në Tiranë, do të marrin pjesë rreth 300 nxënës. Për këtë fazë, në kuadrin e Nismës "Një Komb – Një kulturë", janë të ftuar të marrin pjesë edhe tre ekipe nxënësish nga Kosova (Prishtinë, Gjakovë, Prizren).
Nxënësit që do të dallohen në këto aktivitete do t'u afrohen Klubeve dhe Shoqatave Sportive të Qyteteve përkatëse.
Projekti do të përfshijë këto disiplina sportive: Volejboll, basketboll, atletikë, gjimnastikë për meshkuj dhe femra, si dhe minifutboll për meshkuj.