E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç, i bezdisur nga telefonatat nga Shqiperia

Nga Gjermania, Sami Bacaj
Tranjeri i Kombetares, Otto Baric ka marrë, te premten pas dite në telefon, futbollistin Fatmir Vata dhe është ankuar se: " Për momentin nuk po e lene të qetë, duke pasur thirrje të panumerta nga Shqiperija. Dhe se po e pengojnë ne punën e tij, se nuk është hera e parë që ulet në bankine dhe di se cka bërë më përzgjedhjet e tij. Dhe se nuk po mundet të koncentrohet mirë në videoanalizat e lojërave të kundërshtarit. " Vata shton: " Ai është një tranjer me eksperience dhe besoj që në këto dy ndeshje Kombetarja do bëjë një paraqitje sa me dinjitoze.Prandaj, për të si kroat. Nuk mendon se mund të humbë nga Sllovenet. Sa kuptova. Humbja nga Maqedonet nuk i kishë pëlqyer aspak. " Kurse, sa i përkete mosfteses se tij në Kombëtare. Vata shton: " Mbase, do isha rikthyer për këto dy ndeshje. Mirpo nuk e fajesoj Baric, sepse- neser do luaj nën ndikimin e injekcioneve. Nuk jam në gjendje te mirë shëndetsore. Kam disa dhimbje në këmbë. Por, për momentin po koncentrohem te Arminia, ndeshja e jonë e neserme ka një vlere të madhe. Jemi të gjykuar për fitore. Përndryshe, do jetë shumë vështirë te mbijetojme Bundesliga. "

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›