E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa, më i shpejti në provat e dytë të GP Australi

Albania-sport- Felipe Masa ishte më i shpejti në provat e dytë të lira të garës inaguruese të Melburnit. Braziliani i Ferrarit ishte më i shpejti në 32 xhirot në të cilat arrriti kohën 1`27``353, përpara ferrarstit tjetër Kimi Raikonen (1`27``750 dhe 33 xhiro të përshkuara). Kampioni i Botës në fuqi, Fernando Alonso arriti kohën e gjashtë me 1`28``040.
Në provat e parë të lira të ditës së premte ishte Fernando Alonso i MekLaren që komandoi me kohën 1`29``214. Masa i Ferrarit ishte i dyti në këto prova (1`30``707) dhe Kimi Raikonen (Ferrari) doli i 19 me kohën 1`39``242.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›