E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pres-konferencë e KF Vardari lidhur me incidentin në Kumanovë

Shkup – Pas incidentit të ndodhur në stadiumin e Bashkimit, drejtuesit e KF Vardari nga Shkupi, të enjten kanë organizuar konferencë për mjetet e informacionit në të cilën shprehen arsyet e tyre për mosluajtjen e pjesës së dytë të ndeshjes me Bashkimin në Kumanovë. Atanas Kostovski, zëdhënësi i Vardarit ka pohuar para gazetarëve se lojtarët e tyre janë sulmuar në punën e tyre. "Pas daljes
së zakonshme të futbollistëve në stërvitje para ndeshjes lojtarët tanë
kishin qenë të kërcënuar nga persona të ndryshëm në Kumanovë. Në rrugë për në zhveshtore shumica e futbollistëve ishin të sulmuar nga persona zyrtarë dhe jozyrtarë. 5 lojtarë janë lënduar rëndë, ndërsa më së keqi ka kaluar Ertan Demiri, i cili në spitalin shtetëror ka marrë infusion dhe është liruar nga stërvitja e skuadrës. Gjithashtu lëndime kanë marrë edhe Stepanoviq, Korunovski dhe Perendia", u shpreh ai.
Ndërkohë, Ertan Demiri tha se edhe para fillimit të takimit kishte vërejtur se dicka do të ndodh në Kumanovë dhe se bashkëlojtarët e tij e kanë shpëtuar nga më e keqja.
"Duke shkuar për në zhveshtore kemi qenë të sulmuar nga persona të ndryshëm. Kam marrë plagë të rënda dhe tani as që po mundem të ushqehem. Tërë natën e kam kaluar në spital. Ne jemi futbollistë dhe prej futbollit jetojmë, kemi shkuar në Kumanovë të fitojmë, sepse e dëshironim fitoren, por pas të gjithë asaj që përjetuam vendosëm të mos e vazhdojmë ndeshjen. Jemi munduar që të vetëmbrohemi, nga se nuk kishim rrugë tjetër", pohoi Demiri.

Reshat IBRAHIMI

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›