E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pres-konferencë e Këshillit Iniciativë për ndryshime në FFM

Shkup – Në ambientet e hotelit Aleksanda Palace në Shkup, konferencë për mjetet e informacionit ka mbajtur Këshilli Iniciativ për ndryshime në FFM. Numër i madh i gazetarëve të pranishëm kanë qenë të revoltuar me deklaratën e fundit të kandidatit të mundshëm për kryetar të FFM-së, Emil Bozhinovski, i cili kishte pohuar për "Makedonski Sport" dhe "Kanal 5" se të gjithë gazetarët përvec këtyre mediumeve janë të paguar nga drejtues të FFM-së.
Bozhinovski u mundua të jap sqarime, madje duke kërkuar edhe ndjesë nëse ka thënë ashtu. "Më keni keqinterpretuar, ndërsa nëse ju mendoni se kam thënë ashtu, atëherë ju kërkojë falje, por qëllimi im nuk ka qenë ai", u shpreh Bozhinovski. Ai në vazhdim u përqendrua në Kuvendin e ri të FFM-së, që do të mbahet me 17 mars në Strugë. "Tani e kemi mbështetjen edhe të Iljami Hisenit nga Gostivari dhe Adik Kreka nga Struga. Ju e dini se nuk jemi të ftuar nga FFM-ja në Kuvendin e ri të së shtunës, por shumica e delegatëve që e mbështesin Këshillin Iniciativ nuk do të shkojnë për në Strugë. Ne kemi 70 delegatë, ndërsa atyre ju mbetën vetëm 35", tha Bozhinovski.
Ndërsa Adik Kreka nga Struga në deklaratën e tij tha: "Unë i përfaqësoj delegatët shqiptarë në përjashtim të dy-tre vetave dhe në do të mbështetim Këshillin Iniciativ për ndryshime në FFM", u shpreh Kreka nga Struga.

Reshat Ibrahimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›