E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama po merr përgjegjësitë e dështimit të integrimit”

08-10-2011 / Gazeta 55

Skënder Gjinushi, kryetari i PSD-së


“Ne si PSD kemi shprehur shqetësimin që opozita po rri butë dhe duhet të thotë qartazi, që ka edhe kushte edhe kërkesa dhe që nuk burojnë nga kapriçio, por që janë domosdoshmëri për integrimin e vendit. Janë domosdoshmëri për zgjidhjen e krizës politike”, thotë Gjinushi. Për kryetarin e Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, kryeministri Sali Berisha nuk është i interesuar për reformë zgjedhore. Ndaj sipas tij dhe negociatat mes forcave kryesore politike kanë ngecur. Gjinushi shprehet se reforma duhet të ndërtohet mbi bazën e një dakordësie politike. Ai rendit katër pika, mbi të cilat duhet të organizohet reforma. Sipas tij, mbajta e zgjedhjeve të lira nuk është kusht, por detyrim të cilin vendi duhet ta plotësojë për tu integruar në Bashkimin Europën. “Së pari duhet garanci politike, për të garantuar zgjedhje në kushte të një paanësie të plotë. Ka garancitë infrastrukturore, pra kushte të barabarta dhe sa më të sofistikuara, apo të modernizuara për të kontrolluar votuesit, pastaj janë mendimet në Kod dhe sistemit”, tha ai. Duke u ndalur në zhvillimet e fundit, Gjinushi shprehet se klasa politike është e kapur. “Pra, mazhoranca, sepse gjithë përgjegjësinë e ka gjithmonë mazhoranca dhe ajo është e kapur nga krimi dhe korrupsioni dhe diktohet vetëm nga krimi dhe korrupsioni”, tha Gjinushi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›