E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: “Gjykata me vete per çeshtjet e pronave”

Gjykata me vete per te shqyrtuar padite mes individit dhe shtetit. Keshtu ka pohuar ne nje takim qe u zhvillua dje, ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj me ambasadorin e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, Fraser Wilson, i cili shoqerohej nga shefi i Agjencise Kunder Krimit te Organizuar ne Tirane, Ben Watson, beri te ditur Zyra e Shtypit prane Ministrise se Drejtesise. Ambasadori Wilson vleresoi hapat e sapohedhur per reformen ne Drejtesi. Ai shprehu interes per t’u njohur me prioritetet e ministrit te Drejtesise ne detyre. Ministri Alibeaj deklaroi se reforma ne Drejtesi eshte angazhimi i tij kryesor dhe vleresoi domosdoshmerine e kryerjes se saj. "Koncepti im per kete reforme fokusohet se pari ne reformen ligjore dhe me pas ne ate strukturore”, - tha ministri Alibeaj. "Te gjitha ligjet kryesore te reformes kerkojne shumice prej ¾ ne Parlament per t'u miratuar. Maxhoranca dhe qeveria jane te hapura per çdo lloj bashkepunimi per t’i zhvilluar pozivitisht, duke pranuar çdo strategji te ofruar edhe nga opozita. Sigurisht eshte parlamenti qe vendos i fundit, i cili ben realitet idete", - tha ministri. “Personalisht ne pozicionin e ministrit te Drejtesise, kam qene i hapur per t’i dhene sinjal opozites per te diskutuar idete, duke krijuar nje proces te hapur. Nese kjo arrihet, atehere do te kete sukses”, - nenvizoi ministri. Ministri i Drejtesise u shpreh per ndryshime ne ligjin per organizimin e KLD-se, ligji i cili, sipas vizionit te tij, ka shume per te ndryshuar; pasi statusi i gjyqtarit, procesi i emerimit, shkarkimit te tij dhe karriera nuk kane nje rregullim te lavderueshem. Ai theksoi se, "ka ardhur koha e nje specializimi te gjykatave". "70% e çeshtjeve gjyqesore ne Tirane jane me pale shtet-individ dhe kane si objekt taksat, tatimet, kthim pronash. Gjykimi i ketyre çeshtjeve kerkon shpejtesi dhe efikasitet si dhe zgjidhje te menjehershme te konfliktit midis shtetit dhe individit. Krijimi i nje gjykate administrative eshte e domosdoshme”, - tha ministri, pasi siç theksoi ai, “nje gjykate e posaçme, me procedura te shpejta, me gjyqtare te trajnuar dhe me kushte te pranueshme fizike, do te ishte shume e nevojshme”. Vizioni i ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, per çeshtjet e sistemit te drejtesise u ndoq me mjaft interes dhe u vleresua nga ambasadori britanik, i cili deklaroi mbeshtetjen tij ndaj reformes ne Drejtesi.

15 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›