E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata, 16 vjet burg per gjobe-venien

Gjykata e Krimeve te Renda shpalli dje vendimin per te pandehurit Ludovik Kola dhe Nest Marku, te cilet akuzohen per "gjobevenie", duke i denuar ata gjithsej me 16 vjet burg. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, deklaroi fajtore dhe denoi me 11 vjet burg shtetasin Ludovik Kola dhe me 5 vjet burg shtetasin Nest Marku, i cili gjykohet ne mungese, pasi eshte ne kerkim. Nje seance me pare, Prokuroria e Krimeve te Renda, ne paraqitjen e konkluzioneve perfundimtare kerkoi denimin e Koles me 14 vjet burg dhe 8 vjet burg per Markun. Ludovik Kola dhe Nest Marku akuzohen per gjobevenien prej 12 mije eurosh ndaj tregtarit Xhelal D., me 27 tetor te vitit 2005, ne Shkoder. Hetimet ndaj tyre moren shkas pikerisht nga kallezimi i bere ne polici nga tregtari, i cili pretendonte se ishte kercenuar me jete nga dy te pandehurit qe i kerkonin shumen e parave. Kola ka rene ne kurthin e policise teksa tentonte te "vilte" gjoben nga tregtari shkodran. Gjate operacionit policor, i pandehuri Kola ka bere rezistence me arme ndaj uniformave blu, te cilat bene te mundur vendosjen e tij nen pranga, ndersa shpallen ne kerkim bashkepunetorin e tij, Nest Mark.

15 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›