E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Ndryshimet jo të nxituara

Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj thotë se hapi i ndërmarrë për ndryshimet në Kushtetutë nuk është aspak i nxituar, madje sipas tij jemi të vonuar në këtë pikë.

Duke folur në një intervistë për TVSH-në, Alibeaj thekson se disa prej neneve të kësaj kushtetute, kanë futur politikën në krizë. “Në se po më thoni, nëse ishte e nxitur koha për të ndërhyrë në Kushtetutë, unë do të thosha jo aspak. Jemi të vonuar. Jemi të vonuar sepse Kushtetuta hyri në fuqi në vitin 1998, ka pasur kohën e mjaftueshme që për ato ndërhyrje të cilat janë bërë, që janë realisht janë pak, në disa raste kanë treguar që janë zgjedhje juridike, zgjidhje ligjore të cilat nuk kanë sjell tjetër përveçse kriza, përveçse momente krizash, janë bërë shkak për të futur politikën në krizë”, theksoi Alibeaj. Sipas tij: “Në qoftë se do të thoni se është i nxituar procesi unë besoj se ky është një proces i matur relativisht sepse ndërhyrjet janë të pakta, nuk prekin një masë të madhe, nuk cenojnë një stabilitet të madh mes institucioneve kushtetuese dhe institucioneve parlamentare”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›