E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Duhet analizë për Kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokristiane ka bërë thirrje dje, për ndërmarrjen e një analize të thellë, përpara se të miratohen ndryshimet në Kushtetutë.

Duke folur nga qyteti i Dibrës, kreu i PDK-së theksoi se, kjo forcë politike ende shpreson për një bashkëpunim të sinqertë me PD-në. “Kemi marrë pjesë në disa tryeza me kryetarin e PD-së dhe aleatët tanë në qeverisje dhe besojmë se, kjo krizë e panevojshme do të zgjidhet me dialog politik dhe mirëkuptim reciprok, në përputhje me parimet demokratike që sigurojnë vlefshmërinë e çdo vote dhe paprekshmërinë e saj”, u shpreh Ndoka. Sipas tij: “Në këtë kontekst ne i shikojmë edhe ndryshimet kushtetuese. Ne mendojmë se ndryshimet e domosdoshme në Kushtetutë, duhen kryer jo me nxitim, por pas një analize të thellë, në konsultim me ekspertët vendas, ekspertët ndërkombëtarë, në veçanti me Komisionin e Venecias si dhe me të gjithë aktorët shqiptarë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›