E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PS kryeson komisionin për Evropën juglindore

Kryetari i PS, Edi Rama në mbledhjen e fundit të Këshillit të Internacionales Socialiste, u zgjodh Kryetari i Komisionit për Evropën Juglindore të Internacionales Socialiste. "Kjo detyrë i është ngarkuar z. Rama pas një përvoje tejet pozitive në drejtim të Partisë Socialiste duke sjellë risi, në të majtën evropiane, siç është rasti i aplikimit me sukses të parimit një anëtarë një votë", u shpreh dje sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare në PS, Arta Dade. Sipas saj dihet që Rama është zgjedhur përmes këtij parimi duke e hapur partinë drejt shoqërisë civile, duke ofruar mjaft të rinj dhe duke përcaktuar kuota, dhe jo vetëm për përfaqësimin e grave, por edhe për përfaqësimin e të rinjve. "Rama me një vizion bashkëkohor dhe modern në politikën shqiptare, ka ofruar modele larg konfliktualitetit, i cili ka qenë i pranishëm për një periudhë të gjatë dhe ka dëmtuar interesat madhore të vendit", u shpreh Dade. Ajo kujtoi se ai ka aplikuar politikën e konsensusit për reformat madhore, të cilat i kalojnë kufijtë partiak, por gjithashtu duke punuar dhe duke sjell risi edhe në hartimin e platformave politike, apo elektorale, siç është rasti i Dialogut me Shqipërinë. "Rama mbetet një partner dinjitoz i të majtës evropiane dhe Internacionales Socialiste, edhe për risitë që ka sjellë, por dhe për vizionin që ai ka", argumentoi Dade. Ai, vijoi sekretarja socialiste, ka ardhur në politikë në krye të PS, si një kryebashkiak i vitit në botë vlerësuar në 2004, dhe vjen me karta shumë të forta qeverisëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›