E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon nënkryetarin e LDK

Kryeministri Sali Berisha ka pritur dje nënkryetarin e LDK-së Fadil Ferhati dhe kryetarin e grupit parlamentar të saj Lutfi Haziri. Zyra e shtypit të kryeministrit bën të ditur se kreu i qeverisë Berisha dhe përfaqësuesit e LDK-së kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kryeministri Berisha e ka njohur zotin Ferhati dhe zotin Haziri me procesin e reformave të gjithanshme në Shqipëri dhe me arritjet e tyre që e afrojnë vendin çdo ditë e më shumë me standardet e BE-së. Ndërsa përfaqësuesit e LDK-së nga ana e tyre i kanë shprehur Kryeministrit Berisha falënderimet për mbështetjen dhe kontributin e tij dhe të qeverisë shqiptare për Kosovën. Ata kanë shprehur gjithashtu vlerësimet për reformat e qeverisë shqiptare dhe progresin e shënuar në këtë drejtim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›