E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Pse nuk votova në KLD

Alibeaj, nëpërmjet zëdhënëses për shtyp, ka lajmëruar dje se në
mbështetje të kuadrit kushtetues dhe ligjor që rregullon procedurën
disiplinore ndaj gjyqtarëve në KLD, ministri i Drejtësisë është
autoriteti që ka të drejtën për nisjen e procedimit disiplinor dhe për
propozimin e masës konkrete disiplinore ndaj gjyqtarit të proceduar. "Në kushtet kur ministri i Drejtësisë është autoriteti që formulon me shkrim rrethanat e shkeljes së detyrës nga gjyqtari, kërkon me shkrim procedimin disiplinor të gjyqtarit dhe propozon me shkrim masën konkrete disiplinore që KLD-ja duhet të vendosë për gjyqtarin. Ligji ka parashikuar në mënyrë të shprehur që ministri nuk merr pjesë në votim, sepse vota e tij është tashmë e deklaruar publikisht", thuhet në njoftimin e ministrisë. Në lidhje me inspektimin e tre gjyqtarëve që liruan Delijorgjin, KLD-ja pohon se verifikimi ka filluar nga inspektorati dhe jo nga Ministria e Drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›