E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: U formalizua koalicioni i preshit

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, komentoi marrëveshjen PD-PDR. Sipas tij, "është lajm i mirë se si ka mundësi që Kryeministri shkrihet me zëvendëskryeministrin". Braçe e cilësoi situatën qesharake për një parti në qeveri dhe për një Kryeministër dhe një zëvendëskryeministër. "Megjithatë, shtoi ai, unë do t‘i rezervoja komentet, pasi kjo është një çështje politike e brendshme e PD-së dhe PDR-së". "Në vëmendjen time, besoj, dhe të të gjithë shqiptarëve, rikthehet viti ‘96, tashmë i formatuar politikisht në koalicionin e preshit", vijoi Braçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›