Pollo ndez revoltën në PD
Koha mund të shërojë plagët e hapura që në vitin 1999 në selinë blu, por ndez reagimet në grupin e PD-së. Rikthimi i pritshëm në selinë blu i dy "djemve plëngprishës", Genc Pollos dhe Tritan Shehut, nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e drejtuesve të Partisë Demokratike, duke ndezur revoltën. Disa deputetë demokratë kanë ironizuar rikthimin e Pollos dhe Shehut në shtëpinë e vjetër, duke shprehur me sarkazëm pakënaqësitë e tyre për zënien e hapësirës së pushtetit nga të ardhurit prej reformatorëve. "Bashkimi me Pollon është një fitore e madhe e Partisë Demokratike. Nga ky bashkim do të jenë të kënaqur edhe qindra dhe mijëra anëtarë të Partisë Demokrate Reformatore. (Gjithashtu, besoj se do të ngelë e kënaqur edhe eurodeputetja Doris Pack?!)", u shpreh deputeti Bujar Leskaj, duke mos e fshehur ironinë. Edhe ish-shefi i diplomacisë, Besnik Mustafaj, ka kërkuar që në mbledhjen më të afërt të Kryesisë së PD-së, të bëhet një analizë e thellë për bashkimin e PDR-së me PD-në. Selia blu pritet të nisë së shpejti një debat të qartë dhe të thellë për sponsorizimin politik që po u bëhet të larguarve. Ndërtimi i listës së PD-së për zgjedhjet e ardhshme për deputetë, ku të rikthyerit do të kenë një vend të sigurt dhe besnikët e PD-së do të sfumohen nga rishfaqja e të "dëbuarve" në Partinë Demokratike, është një nga shkaqet kryesore se pse selia blu do të ndërmarrë një debat në lidhje me situatën. Imazhi i ri, që Partia Demokratike kërkon të japë para zgjedhjeve elektorale, duke kërkuar rikthimin e të larguarve nga partia, pritet që të ngjallë përplasjet ndërmjet disa pjesëve, apo lobeve brenda kampit blu. Kjo do të ndodhë, pasi rikthimi i të vjetërve, merret si një shumim i pozitës së qëndrestarëve në Partinë Demokratike. Ardhja pas nëntë vjetësh në selinë blu të Genc Pollos dhe Tritan Shehut, ftesa e demokratëve për Neritan Cekën, por edhe për të larguarit e tjerë, duket se do të ndezë gjakrat brenda partisë më të madhe. Deputetët besnikë të PD-së do të kërkojnë sqarim për pozicionin e tyre në partinë më të madhe në vend, ku pritet që pjesët më të lakmueshme të "tortës së pushtetit" do t‘u ndahen të ardhurve, ndërkaq ata që kanë zbatuar për vite me radhë statutin e partisë, respektuar kodin e së djathtës dhe mbështetur siglën e Partisë Demokratike, mund t‘u thuhet fraza standarde: Që ju jeni bërthama e partisë. Qëndrestarët sqarojnë se PD-ja nuk është strehëz për të pritur ata që nuk kanë gjetur shpëtimin dhe veten në siglat e tjera partiake, duke tradhtuar Partinë Demokratike dhe duke u pozicionuar kundër gjatë fushatave elektorale. Vala e bujshme e rikthimeve nisi të përhapej përpara zgjedhjeve parlamentare të 2005-ës, veçanërisht me krijimin e Komitetit të Orientimit të Politikave, si një strukturë e re, që solli pranë PD-së intelektualë të rinj, por dhe figura me kontribute në historinë e partisë. Pranimi i djemve plëngprishës u vlerësua si mënyrë e suksesshme, pasi kontribuoi në rikthimin e demokratëve në pushtet pas tetë vjetësh në opozitë të vështirë, duke mbajtur pas shpine peshën e fajit të qeverisjes së vitit 1997. Aktualisht, të infiltruarit në PD nuk kanë për t‘i lëshuar lehtë karriget e tyre për veteranët demokratë, të cilët u rikthyen dhe të tjerët janë në kërkim të rikthimit.
Historiku
Berisha në 1999: Pollo, agjent grek. Kreu i PD-së në 2008: Pollo i duhet selisë blu
Berisha-Pollo. Dashuri dhe urrejtje 1999-2008
Largimi i Genc Pollos dhe Tritan Shehut nga PD-ja tronditi kampin blu nëntë vjet më parë, megjithëse Berisha arriti të ruajë mirë ekuilibrat dhe të mos dëmtojë partinë nga largimi i ish-zëdhënësit e tij. Në vitin 1999, ndodh rrjedhja më e rëndësishme në radhët e PD-së. Këtë vit, nga PD-ja vendosën të largohen anëtarët e Lëvizjes Reformatore brenda partisë, lëvizje kjo që u drejtua nga Genc Pollo. Në këtë mënyrë, nisën një seri largimesh nga partia që solli krizën e opozitës pas vitit të mbrapshtë 1997. Genc Pollo, Tritan Shehu, Ferdinand Xhaferaj, Nard Ndoka, Jak Ndokaj, Leonard Demi, Ilir Berzani, Sajmir Curri, të cilët krijuan Partinë Demokrate të Re, i dhanë duart Partisë Demokratike, duke marrë me vete shkelmat dhe dyert e mbyllura të ish-deputetëve të vitit 1999. Edhe ky grup, ashtu si Aleanca Demokratike, e arsyetoi largimin me mungesën e konkurrencës së ndershme brenda partisë. Aktualisht, PDR ka kohë që ka shprehur hapur vullnetin për t‘u bashkuar me Partinë Demokratike, nëntë vjet pas "divorcit" me Sali Berishën. Takimi i djeshëm Berisha-Pollo ishte edhe hapi i parë i shkrirjes së PDR-së. Nëntë vjet më parë, Berisha e cilësoi Pollon si agjent grek, ndërsa dje i shtrëngoi dorën, duke i hapur publikisht derën e partisë, nga e cila e dëboi me ceremoni nëntë vjet më parë. "Nuk mund të injorohet se si vit elektoral që është, përbën kjo një prerogativë shumë të rëndësishme, gjithashtu edhe për suksesin në zgjedhjet e ardhshme për koalicionin aktual qeverisës", theksoi Berisha në takimin e djeshëm, duke filluar në këtë mënyrë të nisë fushatën për zgjedhjet parlamentare në të njëjtën mënyrë që bëri në 2005-ën.
Largimet e tjera
Edhe "divorci" i Neritan Cekës nga Partia Demokratike, shumë vite më parë, duket se ka marrë fund me emërimin e tij në pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit. Neritan Ceka bën pjesë në grupin e të parëve që guxuan të thonë mendimin ndryshe në Partinë Demokratike. Aktualisht, kryetar i PAD-së, Neritan Ceka është një ndër të parët që është përballur me largimin nga Partia Demokratike, për shkak të përplasjeve me kryetarin e saj. Në vjeshtë të 1992-shit, fillon edhe historia e largimeve nga kampi blu. Në listën e grupit të mocionistëve u renditën emra të spikatur të asaj kohe, si Neritan Ceka, Arben Imami, Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Teodor Keko, Arben Demeti dhe Perikli Teta. Qëllimi i largimit të Neritan Cekës dhe grupit ishte mungesa e lirive brenda partisë, mospranimi i mendimit ndryshe dhe mungesa e konkurrencës së lirë. Pengesa e fjalës së lirë dhe përplasjet e njëpasnjëshme me kryetarin e Partisë Demokratike, sollën largimin e radhës në kampin blu. Genc Ruli ishte figura tjetër që doli jashtë PD-së, për t‘u rikthyer në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 2005-ës. Në fushatën e 2005-ës, PD-së iu afruan Genc Ruli, Arben Imami, Preç Zogaj, Ferdinand Xhaferaj dhe Leonard Demi. Por ajo që u vu re është fakti se këto mbeten figura që nuk përfaqësohen në strukturat e larta drejtuese të PD-së. Përveç Genc Rulit, i cili është anëtar i kryesisë së partisë dhe aktualisht mban postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, të tjerët janë thjesht anëtarë të grupit parlamentar. Arben Imami, i cili nuk arriti të bëhej deputet, mban postin e drejtorit të kabinetit të Kryeministrit.
Takimi
Pakti për shkrirjen e PDR-së
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka firmosur marrëveshjen për të pranuar në Partinë Demokratike ish-zëdhënësin e tij, Genc Pollon. Marrëveshja është nënshkruar dje në Kryesinë e Kuvendit, duke rikthyer Genc Pollon në partinë që e futi në politikë nëntë vjet pas divorcit të bujshëm që çoi Berishën dhe Pollon në gjykatë, ashtu siç përfundon një martesë e dështuar. Kryeministri nuk e ka komentuar divorcin e dhimbshëm të vitit 1999, duke iu përgjigjur shkurt pyetjes se nëntë vjet më parë e ka akuzuar Pollon si agjent grek. "Ne flasim për bashkim, ju flisni për divorc. Ju ka ngelur ora në ‘99", u shpreh Berisha. Partia Demokratike dhe Partia Demokrate Reformatore nisën dje procesin e shkrirjes së strukturave midis tyre në qendër dhe në bazë. Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht Kryeministër i vendit, Sali Berisha, dhe kryetari i PDR-së, njëkohësisht zëvendëskryeministër, shpallën nëpërmjet një deklarate të përbashkët për median nisjen e procesit të bashkimit të plotë të dy partive. Bashkimi do të shtrihet në të gjitha strukturat e partive që nga degët, organizatat mbështetëse e deri në forumet qendrore të partisë.
Reagimi
Pollo: Divergjencat e ‘99-ës, një kapitull i mbyllur
Deputeti Genc Pollo, njëkohësisht zëvendëskryeministër i vendit, është shprehur se divergjencat e vitit 1999-2001 janë një periudhë e lënë pas dhe një kapitull i mbyllur. "Bashkëpunimi i filluar pas 2001-shit dhe sidomos fazat e tij të bashkëpunimit elektoral të aleancave parazgjedhore në 2005-ën, koalicioni politik qeveritar në tre vitet e tij, ka dëshmuar një qëndrueshmëri shumë të fortë, ka realizuar një pikëpamje që gjithmonë kanë qenë të përbashkëta për partitë tona", tha Pollo. Numri dy i qeverisë theksoi se propozimi për bashkimin e PDR-së me PD-në ka ardhur nga Sali Berisha. "Jemi këtu për ta konfirmuar dhe për të hapur procesin e funksionimit të dy partive, një proces që është përshëndetur, përkrahur ndoshta dhe asistuar edhe nga PPE, ku dy partitë tona aderojnë, të cilat janë anëtare të Partisë Popullore Evropiane", tha ai. Ky proces do të mbyllet në fillimet e vitit 2009 dhe do të jetë nën monitorimin e Astrit Patozit dhe Tritan Shehut.