E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria sekuestron "e-mail"-et e Alibeajt për "ngritjen" e Gërdecit

Tashmë është zyrtare. "Email"-
et përvëluese të ministrit
të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj,
për hartimin e paketës ligjore
që ngriti fabrikën e Gërdecit,
të drejtuara Plarent Rukos, ishkëshilltari
juridik i Fatmir Mediut,
janë sekuestruar nga Prokuroria
e Përgjithshme. Grupi hetimor
konfirmon për gazetën "Shqip" se
ka marrë kopje të shkrimeve në
media, ndërsa ka marrë dëshminë
e ish-këshilltarit të ministrit
të Mbrojtjes, i cili ka sqaruar të
gjithë pozicionin e tij. Ditët në
vijim, sipas burimeve nga akuza,
pritet të formulohen pyetjet për
ministrin e Drejtësisë. Thirrja e tij
në prokurori besohet se është e lehtë,
pasi Alibeaj nuk gëzon imunitet.
"Kemi sekuestruar disa shkrime
në media, të cilat flasin për
një asistencë juridike dhe zgjidhje
për problemin se çfarë duhej bërë
me armët, teknikën dhe pajisjet
që dilnin nga përdorimi dhe që
ishin pronë e Forcave të Armatosura",
thanë burimet nga akuza.
Dëshmitari Alibeaj
Sipas hetuesve, emri i Alibeajt
është shënuar si dëshmitar (paraprakisht)
në dosjen që Prokuroria
e Përgjithshme ka nisur prej
muajsh për tragjedinë e Gërdecit,
që shkaktoi vrasjen e 26 qytetarëve,
plagosjen e qindra të tjerëve
dhe shkatërrimin e pronës në
vlerë prej dhjetëra milionë eurosh.
Në një intervistë radiofonike
në BBC, ministri i Drejtësisë e
mohoi një gjë të tillë, teksa deklaroi
se lidhja e tij me Gërdecin
ishte si lidhja me arkitektin dhe
juristin. Sipas akuzës, ministri
shqiptar i Drejtësisë, duke qenë
në detyrën e drejtorit të departamentit
të Antikorrupsionit dhe të
Kontrollit të Brendshëm të Këshillit
të Ministrave, ka luajtur një rol
aktiv krejtësisht pa asnjë lidhje
me detyrën e tij zyrtare, në përpilimin
e akteve ligjore që paraprinë
Gërdecin.
Prokuroria ka siguruar një
numër e-mailesh, të cilat ai ia
adresonte Ministrisë së
Mbrojtjes, me cilësinë e një eksperti.
Hetuesit thanë se në zyrën
e tij të vjetër në Kryeministri, në
shumë raste janë zhvilluar
takime, "konsultime" me zyrtarë
të Ministrisë së Mbrojtjes. Nisur
nga kjo, hetues të çështjes pritet
të kërkojnë edhe librin e hyrjedaljeve
në zyrën e Alibeajt, si dhe
kopje të teknikës informatike në
Kryeministri. Gjithsesi, akuza tha
se ka pak gjasa që një material t‘u
serviret, pasi ka mijëra justifikime
për e-mailet dhe takimet e Alibeajt.
Hetuesit pretendojnë se
kanë dëshmi të marra nga Ministria
e Mbrojtjes që flasin se është
pikërisht Alibeaj që ka propozuar
bazën ligjore që ngriti fabrikën e
Gërdecit. Për të gjitha këto të dhëna,
ai pritet të thirret në Prokurorinë
e Përgjithshme, institucion të
cilin e ka sulmuar vazhdimisht kohët
e fundit për veprime arbitrare.
Madje, së fundi, duke folur si ekspert,
ai ka "akuzuar" edhe drejtuesin
e hetimeve të Gërdecit, për
të cilin tha se ka tentuar të ndalojë
në Rinas një shtetas të huaj,
duke iu referuar rastit "Damir Fazliç".
Dëshmitarë të tjerë VIP
Plarent Ruka, ish-këshilltari
juridik i ministrit të Mbrojtjes, Fatmir
Mediu, është pyetur për orë të
tëra në prokurori, në lidhje me
dijeninë e tij për përfshirjen e ministrit
aktual të Drejtësisë në një situatë
të tillë. Mësohet se edhe ishministri
Drejtësisë, Aldo Bumçi, së
bashku me ministrin e Financave,
Ridvan Bode, do të thirren në
Prokurorinë e Përgjithshme për
dosjen "Gërdeci", duke e çuar
kështu në katër, numrin e
njerëzve që kanë pasur dhe kanë
portofol në qeveritë "Berisha",
për këtë hetim. Burime pranë
akuzës thanë se ish-ministri i
Drejtësisë, Bumçi, ka qenë dakord
në parim për t‘i dhënë të drejtë
firmës amerikane SAC, e drejtuar
nga Efraim Diveroli, për të demontuar
municione në Gërdec.
Me të njëjtën status do të thirret
në prokurori edhe ministri Bode.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›