Kryeministri niset drejt Turqisë. Takime me Erdogan
Kryeministri Berisha u nis sot në Stamboll, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me ftesë të themeluesit dhe presidentit të këtij forumi, Klaus Schwab. Të enjten, në një nga panelet e forumit, Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë, ku do të fokusohet në zhvillimet ekonomike në vend, reformat financiare dhe ekonomike të ndërmarra nga qeveria, për krijimin e një klime të favorshme dhe lehtësuese për biznesin dhe investimet vendase dhe të huaja. Gjatë qëndrimit në Stamboll, Kryeministri Berisha do të ketë takime, ndër të tjera, me Kryeministrin turk, Recep Tayyp Erdogan, me Kryeministrin e Pakistanit, me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Vizita
Gjatë qëndrimit në Stamboll, Kryeministri Berisha do të ketë takime, ndër të tjera, me Kryeministrin turk Recep Tayyp Erdogan
Vizita
Gjatë qëndrimit në Stamboll, Kryeministri Berisha do të ketë takime, ndër të tjera, me Kryeministrin turk Recep Tayyp Erdogan