E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi 75 kg speca, arrestohet në Pistoja shqiptari 34-vjeçar

30/08/2010 Ngjarje e rrallë në Itali

Shqiptari është vënë në pranga dy ditë më parë, pasi është autori i një vjedhjeje të çuditshme. Policia thotë se ka vjedhur 75 kilogramë speca në një fermë në Larciano. Sipas të dhënave nga policia italiane, ai është kapur me “presh në duar”, pasi është kapur duke mbushë thesin. Shqiptari 34-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është ndaluar Larciano dhe banonte në Serravalle në Pistoja. I arrestuari së bashku me dy bashkëpunëtorë, të cilët kanë mundur të largohen, kishin hyrë në një fushë për të vjedhur, me qëllim që më pas t’i shisnin në treg të zi. Thesi me speca që iu kap shqiptarit i është kthyer pronarit. Policia italiane tha se, është duke hetuar për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të të ndaluarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›