Alibeaj e KLD-ja: Nuk u përplasëm për gjykatësit e Mihal Delijorgjit
TIRANE – Ministria e Drejtësisë dhe KLD-ja, dy institucionet që ditët e fundit u përfshinë në një debat mediatik në lidhje me kërkesën për ndëshkimin e
gjyqtarëve të Apelit, që i dhanë pafajësi Mihal Delijorgjit në fund të vitit të kaluar, sqaruan dje pozicionet e tyre. Në një konferencë për shtyp, ministri i Drejtësisë pohoi dje se nuk mund të kërkonte procedimin disiplinor për tre gjyqtarët Shaqir Gradica, Naum Pejo dhe Ylli Mnika, para se ata të paraqitnin observacionet e tyre, brenda 10 ditësh, në lidhje me masat e propozuara nga Inspektorati i KLD-së. Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp mbajti të njëjtin qëndrim me atë të disa ditëve më parë, ku pretendoi se Inspektorati i KLD-së i kishte propozuar ministrit të Drejtësisë, si autoriteti kompetent, kërkesën për shkarkimin e tre gjyqtarëve të Apelit Ushtarak. Gjatë konferencës së djeshme, ministri i Drejtësisë sqaroi se nuk ekzistonte asnjë përplasje midis institucionit të tij e KLD-së dhe se gjithçka ishte një keqinformim. Duke vazhduar me tone të ashpra, ministri e quajti përplasjen e përfolur në media si dezinformim keqdashës, trillim të së vërtetës, dhe të shpërndarë nga segmente të caktuara, të cilat nuk kanë qëllime të qarta ligjore dhe morale, që procedimeve disiplinore ndaj shkelësve të ligjit, qofshin ata dhe gjyqtarë, t’u shkohet deri në fund. “Realiteti është fare i qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm nga kushdo. Prej inspektoratit të KLD-së është ngritur një grup për të kryer verifikimin në lidhje me një çështje gjyqësore, e cila ka marrë edhe një lloj përbotshmërie. Gjyqtarët, emrat e të cilëve janë bërë të ditur për median e publikun, kanë rezultuar me shkelje ligjore të pretenduara”, tha ministri, i cili përfundoi duke pohuar: “Situata të tilla nuk duhet të karakterizohen nga ngutja, por maturia, duke garantuar të drejtat e gjyqtarëve, duke e respektuar në mënyrë serioze ligjin. Ndëshkimi duhet të jetë në atë masë sa e kërkon çështja, delikatesa, rëndësia dhe graviteti i çështjes”. fa.ma.