Ina Rama: Po hetojmë lirimet e paligjshme
TIRANE – Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, është shprehur se organi i akuzës është duke hetuar në një dosje penale abuzimet e gjyqtarëve
dhe prokurorëve, duke liruar të dënuar për vrasje apo trafiqe përmes raporteve mjekësore të falsifikuara që i paraqesin ata si të sëmurë. E pyetur nga deputetët gjatë raportimit të saj për gjendjen e kriminalitetit në vitin 2007, Kryeprokurorja Ina Rama tha se dosja është ende në hetim, megjithëse deri më tani Prokuroria nuk ka gjetur ndonjë rast të vendimeve të paligjshme nga ana e gjykatave. Çështja e lirimeve të paligjshme nga burgjet për persona të dënuar për vrasje dhe trafiqe, ka qenë një nga akuzat kryesore të Komisionit Hetimor Parlamentar ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm, Sollaku. Pasardhësja e tij tha se hetimet për këtë çështje nuk kanë përfunduar, megjithatë në këtë dosje është i dyshuar vetëm një prokuror, roli dhe pozicioni i të cilit është duke u verifikuar sipas ligjit.