“Kërkoj shkarkimin e 27 gjyqtarëve”
Plot 27 gjyqtarë të Faktit dhe Apelit të Tiranës dhe tre gjyqtarët që i dhanë pafajësinë Delijorgjit, pritet të dërgohen për procedim disiplinor në KLD.
Lajmi konfirmohet nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili tha dje se brenda 10 ditësh, kur pritet të jetë mbledhja e radhës e KLD-së, do kërkohet shkarkimi i këtyre gjykatësve, të cilët inspektorati i ka gjetur me shkelje. Sipas tij, shkak për masat disiplinore ndaj 11 gjyqtarëve të Faktit të Tiranës, janë vendimet për lirimin e të dënuarve për vrasje dhe trafik nga qelia në bazë të raporteve mjeko-ligjore të falsifikuara. Ndërsa për gjyqtarët e Apelit, inspektorati ka gjetur si shkelje mosdorëzimin në kohë të vendimeve gjyqësore dhe shkeljen e procedurave të gjykimit të çështjeve. Ndërsa për tre gjyqtarët që i dhanë pafajësi Delijorgjit, tashmë është bërë publik fakti se këta janë gjetur me shkelje në vendimin me të cilin i hoqën të gjitha përgjegjësitë ligjore kreut të “Alba Demil”, që më 15 mars u bë përgjegjëse për tragjedinë e Gërdecit.
Lirimet
Gjyqtarët kryeqytetas për të cilët do të kërkohet shkarkimi janë gjetur me shkelje për sa i përket lirimit të rreth 28 personave nga viti 2004 deri në qershor të vitit 2007. Bëhet fjalë për trafikantë dhe vrasës, të cilët nëpërmjet falsifikimit të ekspertizave mjeko-ligjore kanë arritur të fitojnë lirinë, madje një pjesë e tyre i janë rikthyer sërish aktivitetit kriminal. Në raportin e publikuar në verë të vitit të kaluar, Ministria e Drejtësisë pushoi nga puna 9 mjekë-ligjorë, përgjegjës për ekspertizat e rreme dhe në mjaft raste të falsifikuara. Pas kësaj u përpilua një raport i dytë me shkeljet e prokurorëve, ndërsa në tetor të vitit të kaluar inspektorati përgatiti një raport për gjyqtarët që kanë pranuar lirimet nga qelia të të dënuarve të rrezikshëm. Shpeshherë raportet mjeko-ligjore përmbanin konkluzione qesharake, të cilat janë vlerësuar me seriozitet nga togat e zeza për të vendosur në favor të të dënuarve.
Absurditeti
Në mjaft raste ka mjaftuar humori i keq i një të dënuari në momentin që zgjohej në mëngjes, apo pesimizmi me të cilin ai shihte jetën brenda burgut, si arsye që ekspertët mjeko-ligjorë të pohonin se ai duhet të linte qelinë, edhe pse mund t’i kishin mbetur shumë vite nga shlyerja e dënimit. Në plot 27 raste të burgosurit kanë përfituar në Gjykatat e Tiranës, Krujës, Lezhës, Elbasanit, Matit dhe Kavajës, pasi kanë paraqitur raporte mjeko-ligjore, të cilët, sipas Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, përmbajnë absurditete. Në raport, nga 27 të dënuarit e liruar, 22 prej tyre gjatë kohës së qëndrimit në qeli nuk ishin shtruar ndonjëherë në spitalin e burgut, ose nuk ishin konstatuar prej personelit edukator apo atij mjekësor si persona me probleme psikiatrike ose mjekësore.
Apeli
Ndërsa gjyqtarët e Apelit të kryeqytetit për të cilët pritet të kërkohet shkarkimi nga ministri i Drejtësisë, rezultojnë të kenë dorëzuar me vonesë, në mjaft raste edhe 7 muaj, vendimet gjyqësore të palëve. Po kështu inspektorati ka gjetur si shkelje të tyre zvarritjen e proceseve gjyqësore dhe mungesa në punë. Ndërsa në një raport të mëparshëm, togat e zeza të shkallës së dytë janë gjetur me shkelje edhe për sa i përket faktit që shumë prej vendimeve të tyre janë sipërfaqësore, çka tregon mos seriozitet në shqyrtimin e dosjeve gjyqësore apo kërkesave të palëve, ku pretendohet shkelje e procedurave nga Gjykata e Faktit. re.kro.
Masat ndëshkuese
11 gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës
3 gjyqtarë të Apelit Ushtarak
13 gjyqtarë të Apelit të Tiranës
U liruan nga burgu
22 të dënuar për vrasje e trafiqe
U shkarkuan
9 ekspertë mjeko-ligjorë