Alibeaj fal Gjin Gjonin tërheq propozimin për masë disiplinore
Ministri tërheq kërkesën për Gjin Gjonin dhe ndryshon masën e kërkuar për Murat Lleshin. Zbardhen emrat e gjyqtarëve që do të shqyrtohen mbledhjen e ardhshme të KLD-së
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj “zbut” masat disiplinore ndaj disa gjyqtarëve. Pak ditë më vonë pas zhvillimit të mbledhjes së fundit të KLD-së zbardhen të gjitha vendimet që u morën ndër to. Burime pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë pohuan dje se gjatë mbledhjes së fundit ministri ka ndryshuar qëndrim ndaj dy gjyqtarëve. Falë vendimeve të Alibeajt ka përfituar një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës dhe një gjyqtar i Gjykatës së Matit. Ndërkaq mësohet se gjatë mbledhjes janë marrë edhe vendime të tjera. Ndërsa kërkesat për gjyqtarët që nuk u arrit të shqyrtoheshin më 14 maj do të kalojnë për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme.
Vendimet
KLD-ja në mbledhjen e saj të fundit vendosi të pushojë procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Gjin Gjoni, pas tërheqjes nga Ministri i Drejtësisë, të kërkesës për procedim disiplinor ndaj këtij gjyqtari. Më tej anëtarët e këshillit kanë nisur shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Taulant Tafa, si dhe pas diskutimesh, kanë vendosur të shtyjnë marrjen e vendimit me qëllim vlerësimin e plotë dhe objektiv të të githa akteve lidhur me këtë çështje.
Tre gjyqtarët që ishin propozuar për masë disiplinore nuk janë paraqitur për shkak të gjendjes shëndetësore. Ata ishin gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Nevrije Halo, gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Rasim Doda, dhe gjyqtarja së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Enkeleda Kashuri. Ndërsa për u vendos të shtyhej shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj ish gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, dhe shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit Vlorë, Meme Rexho.
Masa
Ministri Alibeaj mësohet se ka ndryshuar qëndrim edhe ndaj masës disiplinore për gjyqtarin Murat Lleshin. Sipas burimeve pranë KLD-së, Ministri i Drejtësisë ndryshoi masën disiplinore të propozuar nga “Shkarkim nga detyra”, në masën tjetër disiplinore “Dërgim për një vit, në një gjykatë të të njëjtit nivel, jashtë rrethit gjyqësor ku gjyqtari ka emërimin e tij”. Këshilli i Lartë i Drejtësisë votoi pro masës së propozuar, duke vendosur të dërgojë gjyqtarin Murat Lleshi, të ushtrojnë detyrën për një vit, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
KLD i kërkon kohë Gjykatës së Lartë për padinë e gjyqtarëve
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar kohë dje Gjykatës së Lartë për t’u njohur me pretendimet e tre gjyqtarëve të Vlorës. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë e kanë pranuar kërkesën duke e shtyrë seancën më 23 qershor. Tre gjyqtarët e Vlorës kanë paditur në Gjykatën e Lartë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë për vendimet që janë dhënë ndaj tyre. Ish-kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Gjinofeva Gaba dhe dy gjyqtarët e shkarkuar pas saj, Vasil Hanxhari dhe Sokol Ngresi depozituan vetëm pak kohë më parë padinë për shfuqizuar vendimin e KLD-së. Duke respektuar dhe ligjet në fuqi ata i janë drejtuar menjëherë Gjykatës së Lartë si të vetmen gjykatë që ua lejon Kushtetuta për t’u ankuar për vendimin që është marrë ndaj tyre. Vendimi i Gjykatës së Lartë do të përcaktojë edhe nëse KLD-ja ka vepruar drejt që ka lënë në fuqi propozimet për masa ndëshkuese të ministrit të Drejtësisë Enkeled Alibeaj.
20 Maj 2009