E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, koeficientet e lëndëve me zgjedhje për maturantët para 2009-s

Publikohen koeficientet e lëndëve me zgjedhje për Universitetin e Tiranës. Më shumë shanse për të fituar shkollën e lartë për maturantët që ruajnë rezultatet

Jonida Tashi

Më shumë shanse për tu ulur në auditore, këtë vit, për maturantët, që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2009 dhe kanë konkurruar për në universitet. Avantazhi për tu shpallur fitues qëndron në faktin se, llogaritja e pikëve për maturantët e vjetër, do të bëhet me koeficientin që lënda ka pasur në vitin që është dhënë provimi. Mundësitë për të vijuar studimet e larta bëhen edhe më të mëdha, sidomos për maturantët, që kanë dhënë si provim me zgjedhje, lëndët që kanë pasur koeficient më të lart, krahasuar me ata të këtij viti. Por, përveç koeficientit të lart, duhet që maturanti të ketë grumbulluar edhe një numër të madh pikësh, në mënyrë që rezultati të jetë brenda kufirit të pranimeve. Për t’ju ardhur sa më shumë në ndihmë maturantëve, gazeta publikon sot koeficientet e lëndëve me zgjedhje 2008, për tetë fakultetet e Universitetit të Tiranës.
Numri
Plot 16 mijë maturantëve të vjetër, që do të hyjnë në garën e pranimeve në universitete, këtë vit, me pikët e viteve të shkuara, rezultatet do tu llogariten rezultatet me koeficientet e vjetër. Për herë të parë këtë vit, maturantët që i janë nënshtruar provimeve me zgjedhje në vitet e mëparshme mund t’i ruajnë rezultatet e këtyre provimeve. Gjithsesi, që ruajtja e rezultateve të jetë e vlefshme, duhet që maturantët t’i kenë specifikuar ato në formularin A1-Z për njërën ose të dyja lëndët për të konkurruar sërish për shkollat e larta, por pa u përfshirë në provimet me zgjedhje të këtij viti për studimet e larta 2009–2010. Në rast të kundërt, pra nëse rezultatet nuk janë përcaktuar në formularin e mësipërm, kandidatëve për në universitet, pavarësisht dëshirës, nuk do tu merren parasysh pikët e marra.
Rregullat
Ministria e Arsimit ka përcaktuar rregullat që duhet të kenë parasysh maturantët para 2009-s për njohjen e rezultateve gjatë Maturës së sivjetshme. Specialistët e Arsimit shpjegojnë se nëse nxënësi kërkon t’i ruhet rezultati i mëparshëm, në përllogaritjen e pikëve për sistemin Meritë-Preferencë, për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë. Ndërsa në rast se nxënësi e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë të caktuar në provimet me zgjedhje dhe kërkon t’i njihet rezultati i saj, do t’i njihet rezultati i arritur në vitin e fundit kur e ka dhënë lëndën. Sipas rregullores së Maturës, për të gjithë nxënësit që në vitet shkollorë 2005-2006, 2006-2007, 2007-2008 kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë regjistruar në asnjë nga degët e universiteteve publike, rezultatet e arritura nga nxënësi në provimet me zgjedhje në një vit shkollor ruhen (konsiderohen të vlefshme) edhe në vitet në vazhdim, edhe në rastin kur nxënësi ka marrë vlerësim kalues vetëm njërin nga provimet me zgjedhje (përveç rasteve kur nxënësi kërkon ta rijapë lëndën).
Koeficientet
Për pranimet në shkollat e larta janë dy lloje koeficientesh: pesë koeficientet e llojit të shkollës së mesme dhe dy koeficientet e lëndës (ve) me zgjedhje të preferuar nga dega e shkollës së lartë. Çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion pesë koeficiente nga 1.0 deri në 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4) me të cilat vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Mundet të vendoset i njëjti koeficient për 2 e më shumë lloje shkollash. Secila nga tri notat e para (nota mesatare dhe dy notat për provimet e lëndëve të detyruara Matematikë e Gjuhë-Letërsi) shumëzohen me koeficientet e vendosura nga dega e fakultetit, respektivisht për llojin e shkollës së mesme që ka kryer kandidati. Gjithashtu, çdo degë e shkollës së lartë shpall parapëlqimin e vet për lëndët me zgjedhje të profilit të saj, natyror apo shoqëror. Parapëlqimi shprehet me anë të dy koeficienteve të tjera, me vlerë 1.3 ose 1.0. Me 1.3 shumëzohet nota e provimit me zgjedhje që është e parapëlqyer dhe me 1.0 në rastin e kundërt. Këto koeficiente nuk varen nga lloji i shkollës së mesme që ka kryer kandidati për student. Secila nga dy notat e lëndëve me zgjedhje shumëzohet me koeficientet e llojit të lëndës (1.0 dhe 1.3) të vendosur nga dega e fakultetit.

Koeficientet e lëndëve me zgjedhje 2008
UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË
Programi i studimit: Drejtësi
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.0
2 Kimi 1.0
3 Biologji 1.0
4 Anglisht 1.3
5 Frengjisht 1.3
6 Histori 1.3
7 Gjeografi 1.3
8 Njohuri për shoqërinë 1.3
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.3

FAKULTETI I EKONOMISË
Programi i studimit: Administrim Biznes, Ekonomiks, Financë, Informatikë Ekonomike
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.3
2 Kimi 1.3
3 Biologji 1.3
4 Anglisht 1.3
5 Frëngjisht 1.0
6 Histori 1.0
7 Gjeografi 1.0
8 Njohuri për shoqërinë 1.0
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.0

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
Programi i studimit: Histori, Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Gazetari
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.0
2 Kimi 1.0
3 Biologji 1.0
4 Anglisht 1.3
5 Frëngjisht 1.3
6 Histori 1.3
7 Gjeografi 1.3
8 Njohuri për shoqërinë 1.3
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.3

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
Programi i studimit: Psikologji, Punë Sociale, Filozofi-Sociologji, Shkenca Politike
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.0
2 Kimi 1.0
3 Biologji 1.0
4 Anglisht 1.3
5 Frëngjisht 1.0
6 Histori 1.0
7 Gjeografi 1.0
8 Njohuri për shoqërinë 1.3
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.3

FAKULTETI I INFERMIERISË
Programi i studimit: Infermier i Përgjithshëm, Mami, Laborant, Fizioterapi, Logopedi, Imazheri
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.3
2 Kimi 1.3
3 Biologji 1.3
4 Anglisht 1.3
5 Frëngjisht 1.0
6 Histori 1.0
7 Gjeografi 1.0
8 Njohuri për shoqërinë 1.0
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.0

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
Programi i studimit: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Greqisht, Turqisht, Rusisht
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.0
2 Kimi 1.0
3 Biologji 1.0
4 Anglisht 1.3
5 Frengjisht 1.3
6 Histori 1.3
7 Gjeografi 1.3
8 Njohuri për shoqërinë 1.3
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.3

FAKULTETI I MJEKSISË
Programi I studimit: Mjekësi e përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, Shëndet Publik
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.3
2 Kimi 1.3
3 Biologji 1.3
4 Anglisht 1.3
5 Frëngjisht 1.0
6 Histori 1.0
7 Gjeografi 1.0
8 Njohuri për shoqërinë 1.0
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.0

FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE
Program studimi: Kimi industriale
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.3
2 Kimi 1.3
3 Biologji 1.0
4 Anglisht 1.3
5 Frëngjisht 1.0
6 Histori 1.0
7 Gjeografi 1.0
8 Njohuri për shoqërinë 1.0
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.0

Program studimi: Matematikë, Inxhinieri matematike, Informatikë matematike
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.3
2 Kimi 1.3
3 Biologji 1.3
4 Anglisht 1.3
5 Frëngjisht 1.0
6 Histori 1.0
7 Gjeografi 1.0
8 Njohuri për shoqërinë 1.0
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.0

Program studimi: Kimi, Kimi ushqimore, Kimi industriale
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.3
2 Kimi 1.3
3 Biologji 1.3
4 Anglisht 1.3
5 Frëngjisht 1.0
6 Histori 1.0
7 Gjeografi 1.0
8 Njohuri për shoqërinë 1.0
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.0

Program studimi: Fizikë
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.3
2 Kimi 1.3
3 Biologji 1.3
4 Anglisht 1.3
5 Frëngjisht 1.0
6 Histori 1.0
7 Gjeografi 1.0
8 Njohuri për shoqërinë 1.0
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.0

Program studimi: Informatikë
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.3
2 Kimi 1.3
3 Biologji 1.0
4 Anglisht 1.3
5 Frengjisht 1.0
6 Histori 1.0
7 Gjeografi 1.0
8 Njohuri për shoqërinë 1.0
9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.0

Program studimi: Biologji
Nr Lëndët me zgjedhje Koeficienti
1 Fizikë 1.3 2 Kimi 1.3 3 Biologji 1.3 4 Anglisht 1.3 5 Frengjisht 1.0 6 Histori 1.0 7 Gjeografi 1.0 8 Njohuri për shoqërinë 1.0 9 Njohuri për ekonominë dhe filozofinë 1.0

20 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›