Specializimet e mjekëve, specialitetet që ka dërguar Fakulteti Mjekësisë
Pritet vendimi i qeverisë për përcaktimin e kuotave të studentëve. Flet zëvendësdekani i Fakultetit të Mjekësisë, Genc Sulçebe
Emanuela Sako
Studentët e mjekësisë që duan të kryejnë një specializim përkatës në mjekësi, duhet të presin vendimin e qeverisë për miratimin e propozimeve të bëra nga ky fakultet. Zëvendësdekani, Genc Sulçebe, shprehet për gazetën “Albania” se propozimet e Fakultetit të Mjekësisë janë dorëzuar që në muajin nëntor të 2008-ës pranë Ministrisë së Arsimit. Aktualisht pritet që MASH-i të shqyrtojë propozimet dhe t’i kalojnë për miratimin Këshillit të Ministrave. Por, e rëndësishme është që këtë vit do të ketë specializime, pasi për 3 vite ato u ndërprenë. Studentët e mjekësisë që kërkojnë të kryejnë një specializim janë të shumtë të numër, por përzgjedhja do të bëhet nëpërmjet konkurrimit në specialitetet e miratuara nga qeveria.
Specialitet
Fakulteti i Mjekësisë tashmë ka përcaktuar specialitetet dhe kapacitetet që ka QSUT-ja dhe Fakulteti i Mjekësisë për të përballuar specializantët e rinj. Specialitetet nuk do të kenë ndonjë ndryshim nga viti i kaluar, ndërsa kuotat pritet të vendosen me vendimin e qeverisë. Kështu, degët që do të trajtohen studentët janë Alergologji, Anatomi Patologjike, Dermatologji,
Gastroenterologji, Hematologji, Imazheri, Kardiologji, Kirurgji Maxilo -Faciale, Mikrobiologji, Nefrologji, Neurologji etj. Vitin e kaluar, qeveria vendosi 166 kuota për studentët e mjekësisë, të specialiteteve të ndryshme. Pas vendimit të qeverisë, Fakulteti i Mjekësisë do të vendosë për kriteret e konkurrimit të studentëve dhe më pas përzgjedhja e tyre, sipas kërkesave të bëra dhe pikëve të marra nga konkurrimi. Konkurrimi do të jetë i hapur edhe për studentët që kanë mbaruar jashtë vendit dhe duan që të kryejnë specializimin në vend.
Studentët
Studentët e mjekësisë për t’u bërë mjek profesionist në një specialitet të caktuar duhet të përmbushin një numër të caktuar kriteresh për të ndjekur specializimet afatgjata në një degë të caktuar të mjekësisë. Specializimet afatgjata për studentët e mjekësisë, janë studimet e vetme pasuniversitare 3 apo 4 vjeçare që bëhet për kualifikimin e mjekëve. Të gjithë studentët që mbarojnë sistemin 5 vjeçar, me të cilin cilësohen si mjek të përgjithshëm, duhet të ndjekin studimet pasuniversitare për t’u kualifikuari si mjekë specialistë. Gjithçka zgjidhet në varësi të sektorëve që kërkojnë mjek specialistë. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë që duan të kryejnë një specializim, pasi mbarojnë studimet e sistemit 5 vjeçar, duhet të kryejnë një vit stazh pune. Pas kryerjes së një vitit stazh pune atyre iu jepet e drejta për të aplikuar për kryerjen e specializimit. Sipas Kartës së Bolonjës specializimet pasuniversitare zgjasin 3 deri në 4 vjet dhe quhen cikli i 3-të i studimeve. Gjatë kohës së specializimeve aplikantët vazhdojnë studimet kundrejt një pagese që vendoset nga qendrat spitalore të pranimit ku kryhet praktika apo mësimi. Pasi mbarojnë studimet e sistemit 5 vjeçar, studentët e mjekësisë mund të kryejnë dhe titullin Master edhe pse nuk mund të kenë kryer studimet afatgjata pasuniversitare.
Kuotat sipas specialiteteve, studentët që vazhdojnë në disa degë
Aktualisht janë 166 studentë që përfituan nga kuotat e përcaktuara nga qeveria për studimet specializuese afatgjata pranë Fakultetit të Mjekësisë, nga vitit i kaluar. Janë katër kurse specializimi, për të cilat Ministria e Arsimit ka përcaktuar më shumë vende sesa për kurset e tjera. Kështu, për kurset e specializimit Anestezi-Reanimacion, Mjek Familje, Pediatri dhe Shëndet Publik, do të ketë gjithsej 40 kuota për specializim, përkatësisht për 10 kuota për secilin specialitet. Përsa i përket specialiteteve të tjera, qeveria ka përcaktoi një numër më të vogël kuotash. Kështu, është përcaktuar kuota 6 për secilin prej kurseve të specializimit të mëposhtëm: Endokrinologji; Kirurgji e Përgjithshme; Lab.Klinik-Biokimik; Obstetrikë-Gjinekologji; Ortopedi-Traumatologji dhe Sëmundje Infektive. Qeveria përcaktoi vitin e kaluar një numër më të vogël kuotash për kurset e tjera të specializimit pranë Fakultetit të Mjekësisë, të cilët përbëjnë dhe shumicën e kurseve. Kohëzgjatja e programeve të studimeve specializuese afatgjata pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës është tre ose katër vjet me 240 kreditë, prej të cilave, 60 kredite grumbullohen mesatarisht çdo vit.
Box
Specialitetet
Alergologji
Anatomi Patologjike
Dermatologji
Gastroenterologji
Hematologji
Imazheri
Kardiologji
Kirurgji Maxilo-Faciale
Mikrobiologji
Nefrologji
Neurologji
Okulistikë
Onkologji
ORL
Psikiatri
Reumatologji
Terapi Stomatologjike
Toksikologji
Endokrinologji
Kirurgji e Përgjithshme
Lab. Klinik-Biokimik
Obstetrikë-Gjinekologji
Ortopedi-Traumatologji
Sëmundje Infektive
Anestezi- Reanimacion
Mjek Familje,
Pediatri
Shëndet Publik
Dita ndërkombëtare e fëmijëve jetimë, Topi apel politikës për kuadrin ligjor
Presidenti Bamir Topi i ka bërë apel politikës të përmirësojë kuadrin ligjor për jetimët dhe mos kujtohet për ta në kohë fushate. Një ditë para ditës ndërkombëtare të jetimëve, Topi ka pranuar se shteti shqiptar nuk i ka kushtuar aspak vëmendje këtij kontingjenti. “Duhet të ketë më shumë projekte, duhet të ketë më shumë kujdes për reformim ligjor dhe duhet patjetër të ketë një orientim qysh në qelizë për të ardhmen e tyre. Gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë për këta fëmijë është që t’i orientojmë ata drejt një arsimimi, drejt një shkollimi, në mënyrë që drama e tyre të minimizohet para të ardhmes së tyre, para perspektivës së tyre. Unë, pa diskutim, që do të forcojë më shumë të gjithë ndjeshmërinë time, të gjithë veprimin tim të inkurajoj politikën”,- theksoi Presidenti. Në vendin tonë numërohen mijëra fëmijë jetimë, të cilët kërkojnë përkujdesje dhe arsimim për të mundësuar jetesën dhe një të ardhme të sigurt.
20 Maj 2009