Brukseli: “Korrupsioni, problem serioz për Shqipërinë”
Gazeta publikon deklaratën e plotë të Këshillit të Stabilizim-Asocimit. Problemet për Shqipërinë: korrupsioni, zgjedhjet, dhe reforma administrative
Këshilli i Stabilizim-Asocimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë mbajti takimin e parë të tij më 18 maj. Takimi u drejtua nga zoti Tomas Pojar, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Çekisë. Shqipëria përfaqësohej nga zoti Lulzim Basha, ministër i Jashtëm.
Takimi është ndjekur nga zoti Bjorn Lirvall, drejtor Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, zoti Majkëll Leig, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit pranë Komisionit Europian dhe zoti Zoltan Martinus, drejtor në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit.
Bashkimi Europian mirëpriti në takimin e parë të tij hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, së bashku me Protokollin e të dhënave të anëtarësimit të Republikës së Bullgarisë dhe Rumanisë të Bashkimit Europian, të cilat shënojnë një fazë të re përgjegjësish, nxisin marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis BE-së dhe Shqipërisë.
Këshilli i Stabilizim-Asocimit është informuar nga Shqipëria rreth paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE më datë 28 prill 2009.
Këshilli i Stabilizim-Asocimit kujtoi konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian, të mbajtur më 8 dhjetor 2008, i cili vlerëson progresin e arritur në një numër fushash, të tilla si reforma zgjedhore, përmirësimi i klimës së biznesit dhe një zbatim i mirë i marrëveshjes “Interim”, dhe theksoi se qeverisja e mirë, përforcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër krimit të organizuar si dhe forcimi i kapaciteteve administrative, akoma mbeten sfida kryesore që kërkojnë veprime për zgjedhje. Gjithashtu, inkurajohet Shqipëria për të vazhduar rolin e saj konstruktiv në stabilitetin e rajonit. Më tej ai inkurajoi Shqipërinë që të garantojë një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm më 28 qershor.
Regjimi i vizave
Këshilli i Stabilizim-Asocimit mirëpriti hyrjen në fuqi më 1 janar të vitit 2008, të marrëveshjes për lehtësimin e vizave midis komunitetit europian dhe Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të saj. Në lidhje me dialogun rreth liberalizimit të vizave, Këshilli i Stabilizim-Asocimit theksoi se Shqipëria ka bërë progres në disa fusha, por nevojitet më tepër për të realizuar plotësisht kërkesat e përcaktuara në udhëzimin e BE-së.
Zgjedhjet e qershorit
Këshilli i Stabilizim-Asocimit kontrolloi zhvillimet që kanë lidhje me kriteret politike. BE-ja riafirmoi rëndësinë e forcimit të dialogut politik midis partive politike kryesore, i cili është prioritet kryesor i Partnershipit Europian. BE-ja theksoi rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në qershor të vitit 2009, si dhe arritjen e standardeve të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë një listë të saktë votuesish, mundësi për të lehtësimin e pajisjes me karta identiteti për të gjithë qytetarët pa pasaportë përpara zgjedhjeve të përgjithshme dhe bashkëpunimin përfundimtar me vëzhguesit e zgjedhjeve. BE-ja theksoi nevojën për një forcim të mëtejshëm dhe ruajtjen e një klime politike pozitive; në mbajtjen e një konsensusi të qëndrueshëm, në shkallë të gjerë, për reformat kryesore, si dhe në zbatimin e legjislacionit dhe të forcimit të kapaciteteve administrative,
Këshilli i Stabilizim-Asocimit u informua nga qeveria për zhvillimet më të fundit rreth funksionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, modernizimin e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe Regjistrin e Zgjedhësve, si dhe për zhvillimet më të fundit në drejtim të pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Qeveria ritheksoi angazhimin e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në mbështetje të plotë me standardet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.
Reforma në Drejtësi
Këshilli i Stabilizim-Asocimit, gjithashtu, rishqyrtoi progresin në reformën juridike, e cila është ndër pikat kyçe prioritare të Partnershipit Europian, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e Gjyqësorit, si aspekt thelbësor të kriterit politik për anëtarësim në BE. Gjithashtu, Këshilli i Stabilizim-Asocimit u informua nga qeveria në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të Ligjit të Lustracionit deri në rishqyrtimin e plotë të këtij ligji.
BE-ja i kërkon Shqipërisë që të ruajë pavarësinë, transparencën, eficiencën dhe përgjegjësinë e Gjyqësorit; të përfundojë kuadrin ligjore dhe të kapërcejë të metat nga adoptimi i strategjisë së reformave tërësore për Drejtësinë.
Korrupsioni dhe krimi
Në lidhje me përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, i cili është prioritet kyç i Partnershipit Europian, BE-ja konsideron se korrupsioni mbetet i përhapur gjerësisht dhe përbën një problem serioz. Angazhimi institucional dhe koordinimi mes agjencive në luftën kundër korrupsionit mbetet i dobët dhe për pasojë duhet të forcohet. Duhet të jepen burime të mjaftueshme për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe depolitizimin e administratës, e cila përbën një domosdoshmëri thelbësore për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe Acquis Communautaire.
Reformat e qeverisë
Qeveria përmendi se ka një përmirësim të perceptimit të korrupsionit. Gjithashtu, qeveria informoi Këshillin e Stabilizim-Asocimit për një numër reformash që janë ndërmarrë, të tilla si: krijimi i sistemit të pagimit të taksave on line; realizimin e të gjitha prokurimeve publike përmes një Sistemi Elektronik Prokurimesh, si dhe krijimin e Qendrës Kombëtare të Licencave on stop shop, e cila nis aktivitetin e saj në qershor të vitit 2009.
Këshilli i Stabilizim-Asocimit theksoi konsolidimin e të drejtave të pronës, duke theksuar çështjen e pazgjidhur të pronave. Vlerëson përpjekjet për zhvillimin i një tregu funksional të tokës dhe mbajtjen e potencialeve të investimeve të huaja.
Në lidhje me lirinë e shprehjes, e cila është ndër prioritetet kyçe të Partnershipit Europian, ka disa përparime. BE rikonsideron rëndësinë e respektimit të lirisë së mediave, veçanërisht në periudhën para zgjedhjeve; dhe në lidhje me mbulimin e ekuilibruar të fushatës nga televizioni publik.
Këshilli i Stabilizim-Asocimit theksoi se kuadri ligjor për të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve është realizuar në shkallë të gjerë. BE-ja e inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë zbatimin e masave për realizimin e plotë të angazhimeve në mbrojtjen e minoriteteve.
Këshilli i Stabilizim-Asocimit rikujton se në zhvillimin e një shoqërie demokratike duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për t’u kujdesur për shoqërinë civile. Është thelbësore që të ketë një pjesëmarrje në rritje të organizatave të shoqërisë civile në reformat që ndërmerren. BE informoi Këshillin e Stabilizim-Asocimit se ai është gati që të vazhdojë mbështetjen e Shqipërisë dhe të sektorit të shoqërisë civile në këtë drejtim.
Kriteret ekonomike
Më tej, Këshilli i SA-së rishikoi zhvillimet që kanë lidhje me kriteret ekonomike.
BE-ja vuri theksin në politikat e ndërmarra nga Banka Qendrore e Shqipërisë në fillimin e vitit 2009, me synimin për të forcuar besimin e aktorëve të tregut dhe publikut dhe, mbi të gjitha, për të ruajtur stabilitetin financiar. BE-ja vlerëson dëshirën e autoriteteve shqiptare për një bashkëpunim më të ngushtë të bankave në pronësi të huaj me autoritetet rregullatore vendase.
Këshilli i Stabilizim-Asocimit pranon përmirësimin e plotë të strukturës së statistikave. Megjithatë, ka burime të pamjaftueshme për të zbatuar tri projekte madhore në fushën e statistikave (llogaritjet kombëtare, matja e zhvillimit ekonomik dhe bujqësor).
BE-ja ka vënë theksin në progresin në drejtim të krijimit të një ekonomie tregu funksionale përmes përmirësimit të Zyrës Kombëtare të Regjistrimi të Pasurive të Paluajtshme dhe Regjistrimit të Pronës, por ka mangësi edhe në regjistrimin e pronës urbane si dhe procedurat për sekuestrimet dhe likuidimet.
Gjithashtu, BE-ja e ka vënë theksin në progresin e arritur në drejtim të lehtësimit të ekonomisë shqiptare, në përballjen me presionet e konkurrencës brenda BE, nga zbatimi i agjendës së saj të privatizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës së transportit dhe energjisë, pavarësisht rritjes së konkurrencës në sektorin e telekomunikacioneve.
Këshilli i Stabilizim-Asocimit theksoi se BE-ja mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria në drejtim të legjislacionit të saj dhe kapaciteteve me standardet europiane dhe në zbatimin e angazhimeve të përcaktuara në marrëveshjen “Interim”.
Në këtë drejtim, BE-j mirëpret vazhdimin e progresit të bërë në fusha të tilla si doganat, dhe konkurrenca, ndërsa nxit Shqipërisë në përmirësojë përpjekjet në fusha të tjera si energjia, transporti, e drejta e pronësisë intelektuale, ku progresi mbetet ende i kufizuar.
BE-ja inkurajon Shqipërinë për të përmirësuar përpjekjet për të përmirësuar kapacitetin administrative për çështjet jotregtare në kuadër të MSA-së dhe për zbatimin e saj. Këshilli i Stabilizim-Asocimit mirëpret progresin në disa politika sektoriale.
Këshilli i Stabilizim-Asocimit rishqyrtoi zbatimin e MSA-së dhe marrëveshjen “Iterim”, duke theksuar se Shqipëria e ka zbatuar mirë Marrëveshjen dhe ka kontribuar në funksionimin normal të institucioneve të ndryshme të përbashkëta.
Këshilli i Stabilizim-Asocimit vlerëson veçanërisht progresin e arritur në zbatimin e dispozitave të MSA-së në fushën e konkurrencës ndërsa thekson nevojën për të bërë përpjeke më shumë në legjislacionin e saj në linjë të plotë me MSA-në.
Në vazhdim të vendimit politik të Këshillit Europian në Selanik, në qershor të vitit 2003, marrëveshja “Kuadër” i hapi derën vendit për të marrë pjesë në Programet Komunitare që hynë në fuqi në gusht të vitit 2005. Fondet e CARDS dhe IPA janë përdorur për të marrë pjesë në programe. BE mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në FP 7 për kërkime dhe zhvillim teknologjik dhe në Programin për Qytetarët Europian.
Përfundimisht, Këshilli i SA-së shkëmbeu pikëpamjet rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe mirëpret rolin konstruktiv të Shqipërisë në stabilitetin e rajonit.
Këshilli i SA-së mirëpret vazhdimin e pjesëmarrjes aktive të Shqipërisë në nismat rajonale në Europën Juglindore; të tilla si SEECP, REC, CEFTA, si dhe kontributet në misionin europian Althea në Bosnje Hercegovinë dhe pjesëmarrjen në misionin paqeruajtës në Çad.
Këshilli i Stabilizim-Asocimit mirëpret vendimet e secilit delegacion, të paraqitura nga bashkësekretarët respektivë: zonja Sonila Vahti për Shqipërinë dhe zotit Jonas Xhonson për BE-në.
20 Maj 2009