Alibeaj heq zëdhënësen, bën shkurtime në Gjykatë
Organizimi i ri shkurton administratën e Gjykatës së kryeqytetit.
Fatos Mahmutaj
Me anë të një shkrese, datë 22 gusht dhe numër protokolli 5895/1, që mban firmën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë, Enkelejdi Hajro, dërguar pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, është shënuar struktura dhe organika e re e këtij institucioni. Kështu me strukturën e re të organizimit të gjykatës së kryeqytetit këtij institucioni i hiqet zëdhënësja, inspektori i personelit si dhe ekonomisti, ndërsa shkurtohen punonjësit edhe në disa sektorë të tjerë. Kjo strukturë e re e organizimit të këtij institucioni ka sjellë reagimin e ashpër të togave të zeza dhe administratës, të cilët veç të tjerash përmendin si argument shtimin e ambienteve të gjykatës, çka do të thotë që në të njëjtën mënyrë të shtohet personeli dhe jo të pakësohet siç ka ndodhur në këtë rast. Ndërkohë, burime nga gjykata pohojnë se zëdhënësja e këtij institucioni ishte përgjegjëse edhe për marrëdhëniet e institucionit të saj me KLD-në dhe dy organizmat ndërkombëtarë në ndihmë të drejtësisë shqiptare USAID e OSBE, dhe institucionet e tjera publike dhe private si dhe letërkëmbimin me ambasadat e huaja në Tiranë. Po kështu zëdhënësja e shtypit në Gjykatën e kryeqytetit kujdesej për mirëmbajtjen dhe hedhjen e të dhënave “online” në web site-n e institucionit. Megjithëse web-site i Gjykatës u krijua në vitin 2004, në të gjenden informacione të plota për të gjitha çështjet, duke filluar që nga viti 2002, informacione që janë regjistruar nga zëdhënësja. Sipas organikës së re, Gjykata e kryeqytetit edhe pse e ndarë në dy dhoma, një civile dhe një penale do të ketë një kryetar. Ndërsa 45 gjykatësit e këtij institucioni do të ndahen në 30 civilistë dhe 15 penalistë. Gjykata do të ketë sërish një kancelar. Zëdhënësi, inspektori i personelit dhe ekonomisti i institucionit janë suprimuar si poste. Të dyja dhomat e gjykatës, si ajo penale dhe ajo civile do të kenë nga një kryesekretar secila, ndërsa numri i sekretareve gjyqësore për dhomën civile do të jetë 44, kurse për penalet 16. Të dyja godinat e gjykatës do të kenë një kryetar të degës së buxhetit dhe një specialist të rrjetit kompjuterik. Në organikën e Gjykatës, të vetmit që shtohen janë punonjëset sanitare, ku krahas katër që punojnë aktualisht në Gjykatën e Tiranës do t’i shtohen edhe dy të reja për të punuar në Dhomën Penale, që do të vendoset në godinën aktuale të Krimeve të Rënda, pranë burgut 313. Ndërkohë ministri i Drejtësisë ka hequr nga organika e institucionit punonjësit e sigurisë së gjykatës. Nga dy të tillë që ka pasur Gjykata e Tiranës tani nuk do ketë asnjë, ndërsa pritet që godina aktuale e togave të zeza të kryeqytetit ku do vazhdojë të funksionojë Dhoma Civile, mund të braktiset edhe nga Policia e Rendit. Në bazë të marrëveshjes që gjykata ka bërë me policinë e kryeqytetit efektivët blu ruajnë rendin në këtë institucion, duke bërë një kontroll të imtë të qytetarëve në hyrje të godinës. Ndërkohë që dy efektivë të tjerë, që i përkasin policisë së objekteve qëndrojnë në shërbime gjatë gjithë 24 orëve në të dy hyrjet e gjykatës. Burime nga gjykata pohojnë se ndarja e institucionit në dy godina me distancë rreth tre kilometër nga njëra-tjetra do të bëjë që policia të kalojë në godinën ku do vendoset Dhoma Penale, duke lënë atë Civile pa mbrojtje. Burime nga Gjykata e Tiranës pohojnë se suprimimi i vendeve të punonjësve të sigurisë në këtë institucion do të bëjë që në ambientet e brendshme të Dhomës Civile të Gjykatës, të hyjnë edhe persona të armatosur, të cilët askush nuk do t’i kontrollojë në hyrje.
Struktura e re e gjykatës
Funksioni Aktualisht Dhoma
Civile
Kryetar 1 1 -
Gjyqtarë civilë 45 30 15
Gjyqtarë ushtarakë 5 5 -
Gjyqtarë stazhierë 2 2 -
Kancelar 1 1 -
Inspektor personeli 1 - -
Zëdhënës 1 - -
Kryesekretar 1 1 1
Sekretare gjyqësore 59 44 16
Kryetar për buxhetin 1 1 -
Ekonomistë 1 - -
Specialistë IT 1 1 -
Arkivistë 2 1 1
Shoferë 4 3 1
Sanitare 4 4 2
Nëpunës gjyqësorë 7 5 2
Punonjës sigurie 2 - -
Totali 138 99 38