Trafikanti i shpëton policisë
SARANDE - Një 35-vjeçar, i cili dyshohej se po tentonte të trafikonte drejt Greqisë disa klandestinë, ka arritur t’u shpëtojë prangave duke iu larguar policisë forcërisht. Punonjësit e Policisë Kufitare nuk mundën ta arrestonin Miço Gërburën, pasi e kishin ndaluar mëngjesin e së martës për ta kontrolluar. Por ai ka arritur t’u ikë atyre nga duart. Burime nga Komisariati i Policisë Kufitare të Sarandës bënë të ditur se janë vënë në kërkim të 35-vjeçarit, i cili i është larguar forcërisht patrullave të policisë. “Miço Gërbura, lindur në Sarandë dhe banues në fshatin Neohor, është shpallur në kërkim, pasi i është larguar forcërisht patrullave të Komisariatit të Policisë Kufitare në aksin rrugor Sorone-Mursi”, tha policia. Patrulla, bëjnë të ditur burimet policore, e kishte pikasur 35-vjeçarin Gërbura ndërsa po tentonte të trafikonte disa klandestinë. Por pasi e kishin ndaluar për të bërë verifikimet përkatëse, ai kishte arritur të largohej duke i shpëtuar prangave. sh.d