Specialët, pranga 3 lazaratasve
Fushatë arrestimesh në fshatin e Lazaratit. Tre persona u prangosën, një prej të cilëve me armë zjarri dhe dy të tjerë për kundërshtim me dhunë të forcave të rendit.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Operacioni policor “Siguria e jetës”, i kryer nga policia e Gjirokastrës, duke pasur si mbështetje edhe forcat e FNSH-së startoi në hyrje të fshatit dhe me bllokimin e 8 boteve me ujë, që dyshohet se kishin si destinacion tokat e mbjella me kanabis. Aksioni nisi me bllokimin e mjeteve që kishin mungesa në dokumentacion dhe pasoi me tre arrestimet në orët e vona të ditës. Një 19-vjeçar është arrestuar teksa zbriste me automjetin e tij nga Lazarati në drejtim të rrugës nacionale. Një kontroll i befasishëm fizik i forcave të rendit në bordin e automjetit që drejtohej nga Oltijon Proko, ka zbuluar prezencën e një automatiku model 56. Arma e zjarrit ka qenë e fshehur poshtë sediljes së shoferit, së bashku me dy krëhëra me fishekë të po të njëjtit model. Veç automatikut, të riut lazaratas i është gjetur edhe një levë hekuri. Menjëherë policia ka arrestuar në vend të riun lazaratas për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Pak minuta më vonë në të njëjtin vend, pak metra larg hyrjes së fshatit Lazarat, postblloku policor ka bllokuar hyrjen për në fshat të dy autoboteve me ujë. Duke kërkuar legjitimitetin e qarkullimit të këtyre boteve si dhe dokumentacionin shoqërues të tyre, drejtuesit e tyre, atë e bir, Xhemal dhe Urim Mahmuti, 46 dhe 18 vjeç, kanë reaguar duke ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit. Është dashur ndërhyrja energjike e forcave speciale që bënë të mundur eliminimin e një incidenti më të rëndë. Të dy personat janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë dhe më pas janë arrestuar për veprën penale të kundërshtimit me dhunë të policisë. Tre të arrestuarit e djeshëm janë pikënisja e një operacioni të ndërmarrë në shkallë të gjerë nga policia e Gjirokastrës në fshatin Lazarat, për të bllokuar veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit të bimëve narkotike nga persona që janë pjesëmarrës direkt apo indirekt në këtë veprimtari ilegale. Sipas një burimi mjaft të sigurt, mjaft shpejt policia do të ndërhyjë në Lazarat për të vënë në pranga kultivuesit e bimëve narkotike, të cilët janë zotërues të sasive të konsiderueshme të rrënjëve të hashashit. “Bllokimi i automjeteve për transportin e ujit, është hapi i parë i “mbylljes së rubinetit” për hashashin në fshat”, konfirmon i njëjti burim për gazetën “Panorama”. Personat e arrestuar që transportonin ujë me automjete bote, sipas policisë së Gjirokastrës, janë thjesht transportues dhe jo kultivues të hashashit dhe nuk kanë pasur precedentë penalë në të kaluarën. Ndonëse zyrtarisht policia e Gjirokastrës nuk e konfirmon, forcat speciale të mbërritura nga Fieri në Gjirokastër kanë ardhur për të bllokuar veprimtarinë ilegale të elementëve problematikë në fshatin Lazarat.
Një vit më parë ndodhën incidentet
Më 7 shtator 2007, forcat speciale të ardhura nga Fieri, morën pjesë në një aksion për kapjen e një personi të shumëkërkuar nga Lazarati, Sabri Shurdhi, por që përfundoi me vrasjen e tij gjatë një përleshje me armë. Pas këtij veprimi, dhjetëra banorë lazaratas, kryesisht familjarë dhe shokë të të shumëkërkuarit, sulmuan godinën e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës dhe i vunë flakën tre automjeteve të policisë në shenjë hakmarrjeje. Për këtë veprim në atë kohë policia pati deklaruar se kishte identifikuar agresorët e policisë, por që asnjëherë nuk u ndaluan apo arrestuan. Prej asaj kohe janë ndryshuar tri herë drejtuesit e policisë së Gjirokastrës.