"Armet shqiptare, dhurate ne Irak e Afganistan"
Ngritjes se institucioneve dhe luftes kunder terrorizmit ne Irak dhe Afganistan, mund t'u vijne ne ndihme edhe armet shqiptare, nje pjese e te cilave gjate 17 viteve te fundit jane shitur apo asgjesuar, pas projekteve te organizmave nderkombetare. Deklarata eshte bere, dje, nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ka shfrytezuar nje takim te posacem per mbylljen me sukses te programit te asgjesimit te municioneve te renda ne Shqiperi. "Qeveria amerikane mund te marre ne konsiderate te gjithe sasine e municioneve tona, qe jane te teperta, per t'i derguar ne ato vende qe kane nevoje, si Afganistani dhe Iraku", tha kreu i dikasterit te Mbrojtjes. Projekti qe u finalizua dje me nje ceremoni ne Tirane, ishte financuar nga qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ndersa te pranishem kane qene ambasadori amerikan ne vendin tone, John Withers II dhe zv/asistenti i Sekretarit te Departamentit Amerikan te Shtetit, per Reduktimin e Rreziqeve, ambasadori Donald A. Mahley.
Duke vleresuar bashkepunimin me qeverine e SHBA-ve ne luften kunder terrorizmit dhe kontributin ne sigurine brenda vendit dhe rajonin e Ballkanit, ministri Fatmir Mediu tha se procesi i demilitarizimit dhe asgjesimit te armeve, i sherbejne paqes dhe stabilitetit. Por, nga ana tjeter, drejtuesi i nje prej institucioneve me te rendesishme, nuk ka ngurruar te ofroje edhe nje zgjidhje per armatimet dhe municionet e teperta. Ndersa ka shprehur idene e nje dhurate per institucionet ligjvenese ne Irak e Afganistan, me qellim ringritjen e tyre, Mediu u shpreh se eshte gati ne cilesine e ministrit qe keto kontingjente t'i dergonte ne dy vendet e Lindjes. "Keto sasi municionesh dhe armatimi mund te dergohen ne Irak e Afganistan", deklaroi ai gjate fjales se tij. "Qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes e kane konsideruar ne vazhdimesi procesin e demilitarizimit dhe asgjesimit te armeve te shkaterrimit ne mase si nje kontribut tejet te vyer qe ajo i jep paqes dhe ndertimit te frymes se mirebesimit dhe fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajonin tone", tha Mediu.
Duke iu referuar misionit te asgjesimit te armeve te shkaterrimit ne mase, 16 mije toneve me agjente kimike, qe u shkaterruan gjate tre viteve te fundit, fale projektit Nun-Lugar te Kongresit Amerikan, ministri Fatmir Mediu u shpreh se keto hapa te hedhur nga sektori i mbrojtjes sherbejne per anetaresimin e Shqiperise ne organizmin e NATO-s e me pas ne BE. Gjate projektit te financuar nga qeveria e SHBA-ve, ekspertet shqiptare kane marre nje eksperience te re dhe mesuar teknologjine moderne te asgjesimeve. Gjithashtu, jane punesuar 107 ushtarake te dale ne lirim dhe eshte ulur kostoja e ruajtjes se municioneve.
U shkaterruan 46 mije artikuj, 701 tone eksploziv
Zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes deklaruan dje se aktualisht jane asgjesuar 2772 tone municione detare dhe te aviacionit, 5781 mina detare dhe bomba aviacioni, 307 silure, 39785 djegore dhe detonatore. Numri i pergjithshem shkon ne mbi 46 mije artikuj. Nga asgjesimi i municioneve jane djegur 701 tone eksploziv TNT, duke bere te mundur te perfitohen 1875 tone skrap per shitje dhe te reduktohen 11 grup-depo municionesh qe nga Gjadri, Porto Romano, Kucova, Pashalimani, Sazani dhe deri ne Sarande, disa prej te cilave ishin prane qendrave te banuara dhe perbenin nje rrezik per banoret e tyre. Ne te jane aktivizuar 107 ushtarake ne rezerve dhe nje numer i konsiderueshem punonjesish civile, te inkuadruar ne Qendren Kombetare te Demilitarizimit (NDC).
John Withers:"Armet, mund te binin ne duart e terroristeve"
Ambasadori amerikan ne Tirane, John L. Withers II, vleresoi se "ka shume shembuj te sukseseve te arritura nga Shqiperia, me daljen nga izolimi i saj i gjate dhe perparimi drejt integrimit ne institucionet euroatlantike". Ai vleresoi angazhimin e vendit per shkaterrimin e armeve te trasheguara nga Lufta e Ftohte, te cilat perfaqesonin nje rrezik jo vetem per qytetaret, por qe mund te binin ne duart e terroristeve. Sipas kryediplomatit, shkaterrimi i 16 mije tone agjentesh kimike ne korrik te ketij viti, terhoqi vemendjen e botes. "Shqiperia ishte vendi i pare qe realizoi kete detyre te rendesishme dhe deri me sot perseri mbetet i vetmi vend qe e ka bere nje gje te tille", theksoi Withers. Nderkohe qe, ai vleresoi fazen e dyte, shkaterrimin e 2700 tone municionesh konvencionale nga me te rrezikshmit, municione ne forma te minave detare, silureve dhe bombave ajrore.
Donald A. Mahley:"Projektet do te vazhdojne"
Zevendes asistenti i Sekretarit te Departamentit Amerikan te Shtetit, ambasadori Donald A. Mahley, ka paraqitur shkurtimisht disa nga arritjet gjate projektit. "Ky eshte shembull i nje realizimi me te shpejte, me te lire dhe, c'eshte me e rendesishmja, e realizimit me nje siguri te plote dhe kjo eshte shume unike. Shqiperia eshte nje vend qe ka bere dhe ben perpjekje te admirueshme per shkaterrimin e municioneve te teperta", tha zyrtari amerikan. Duke iu referuar perfundimit te ketij projekti, Mahley citoi se ky model sherben edhe per projektet e tjera, qe do te ndermerren ne te ardhmen per shkaterrimin e armatimit dhe municionit te tepert ne Shqiperi.