E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudanezi: Nuk dua te largohem nga Shqiperia

Tirane - Drejtori ekzekutiv i shoqates "Komiteti i bashkuar kuvajtian ne Shqiperi" ka paditur ministrin e Brendshem per urdhrin e largimit te tij nga vendi yne. Padia eshte hedhur dje ne shortin elektronik dhe i ka rene per shqyrtim gjyqtares Arjana Caco. Ne kerkese-padine e depozituar nga ana e shtetasit sudanez, Ibrahim El Fakki, 40 vjec, i kerkohej gjykates shfuqizimin e aktit administrativ te dates 24 qershor te ketij viti per largimin e tij nga vendi yne. Ne kerkese-padine e depozituar ne gjykate, behej me dije se 40-vjecari kishte plot 14 vjet qe jetonte ne vendin tone se bashku me familjen e tij. Ne muajin prill te ketij viti, kishte bere nje kerkese per rinovimin e leje qendrimit, por nuk kishte marre ende nje pergjigje nga ana e autoriteteve te vendit tone. Me daten 24 qershor te ketij vitit, kallezuesit, i cili eshte me detyre drejtor ekzekutiv i "Komitetit te bashkuar kuvajtian ne Shqiperi" i kishte mberritur nje leter me poste, e cila mbante firmen e ministrit te Brendshem, Bujar Nishanit, per largimin e tij nga vendi yne. Ky vendim i marre nga ana e autoriteteve te vendit tone nuk i ka pelqyer shtetasit sudanez, i cili ka paditur pak dite me pare ministrin e Brendshem, duke i kerkuar gjykates edhe shfuqizimin e ketij vendimi te marre prej tij. Ibrahim El Fakki, me origjine nga Sudani, njihet gjeresisht ne Shqiperi, per nje seri aktivitetesh bamiresie, si hapje shkollash me drejtim arsimi fetar dhe gjuhes angleze, ndihma ne ushqime dhe veshmbathje, projekte punesimi etj. Te gjitha keto, ne kuader te Komitetit te Bashkuar Kuvajtian per Bamiresi.

Sudanezi, ne krye te komitetit kuvajtian

Puna kryesore e shoqates kuvajtiane, konsiston ne dhenien e pensioneve mujore ne shumen rreth 25 euro per cdo femije jetim, pavaresisht religjionit qe i perket. Kjo shoqate, sipas te dhenave nga Ministria shqiptare e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, paguan qe nga viti 1994 dhe ne vazhdim, pensione mujore per disa mijera femije (djem dhe vajza) deri ne moshen 18 vjec, te cilet konstatohen se jane jetime nga nje prind apo qe te dy.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›