Droga, Shqiperia me studim te vitit 2001
Shqiperia prej shtate vjetesh nuk ka nje studim te mirefillte per drogen dhe perdoruesit e saj. Pavaresisht shifrave qe raportohen nga Instituti i Shendetit Publik dhe Ministria e Shendetesise, ku nje per qind e shqiptareve jane perdorues te droges, realiteti eshte krejt ndryshe. Numri i peronave, te cilet jane nen varesine e substancave narkotike eshte shume here me i madh, nderkohe qe me te prekurit jane te rinjte, sidomos adoleshentet dhe moshat deri ne 30 vjec. Te dhenat vijne vetem nga qendrat, te cilat trajtojne rastet e te droguarve, ndersa per sa u perket studimeve ato qe ne vitin 2001 nuk jane kryer per vendin tone. "Shifrat per numrin e te droguarve ne vendin tone nuk jane zyrtare, pasi nuk ka nje studim, por ne baze te informacioneve qe ka Ministria e Shendetesise, ne Shqiperi kemi perdorues te droges rreth 1 per qind te popullsise", deklaroi dje ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, gjate konferences se zhvilluar dje ne Diten Nderkombetare kunder Drogave. Per te pasur edhe vendi yne te dhena te sakta, shoqatat e huaja do te financojne perseri nje studim, ashtu sikurse ne 2001, qe do te evidentoje numrin real te perdoruesve te droges. "Ministria e Shendetesise ne bashkepunim edhe me UNHCR-se ne Tirane do te beje nje studim kombetar per te nxjerre shifrat ekzakte te perdoruesve te droges ne vendin tone, duke i marre sipas llojit te drogave", theksoi specialisti i ISHP-se, Roland Shuperka. Sipas tij, kjo do te sherbeje per nje rifreskim te strategjise kombetare kunder perdorimit te substancave narkotike. Nderkohe, studimet qe jane kryer deri me tani kane qene te pjesshme dhe kane pasur si synim vetem te rinjte. Pikerisht per sa u perket ketyre te fundit dhe adoleshenteve, ka rezultuar se rreth 12.6 per qind e tyre jane perdorues te droges. Nga ana tjeter, perdorimi i drogave ne vendin tone po shenon gjithnje e me shume rritje. Ende nuk ka shifra te sakta per numrin e perdoruesve ne Shqiperi. Por, shoqata te ndryshme raportojne se numri i tyre eshte rreth 40 mije. Te rinjte e moshes 17 deri 29 vjec jane perdoruesit me te medhenj. Drogat me te preferuara prej tyre jane marijuana dhe heroina. "Edhe te ne substancat psikoaktive qe perdoren me masivisht jane prodhimet e kanabis, rreth 65 per qind. Kurse perdoruesit e heroines jane 20-25 per qind dhe rreth 10 per qind jane perdorues te kokaines", eshte shprehur gjate fjales se tij ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Nga ana tjeter mungojne edhe qendrat per kurimin e ketyre personave. Tashme pritet miratimi i ligjit te ri, i cili do te mundesoje hapjen e ketyre qendrave kuruese ne te gjithe vendin. S. Isaku
Perhapja
Nga ana tjeter te dhenat tregojne se Tirana mbetet qyteti me perqindjen me te larte te perdoruesve, i ndjekur nga Durresi, Shkodra dhe Vlora. Por, ajo qe mbetet shqetesuese eshte se ne qytetet e tjera, pervec Tiranes, nuk ka asnje qender qe te trajtoje peronat e droguar.
Perhapja
Nga ana tjeter te dhenat tregojne se Tirana mbetet qyteti me perqindjen me te larte te perdoruesve, i ndjekur nga Durresi, Shkodra dhe Vlora. Por, ajo qe mbetet shqetesuese eshte se ne qytetet e tjera, pervec Tiranes, nuk ka asnje qender qe te trajtoje peronat e droguar.