"Coli nuk eshte penduar ende"
Tirane - Prokuroria te paraqese aktin e nenshkrimit te pandehurit Adriatik Coli si bashkepunetor i drejtesise. Kjo ka qene nje nga shume kerkesat e bera dje nga ana e avokateve mbrojtes togave te zeza te Gjykates se Krimeve te Renda. Procesi gjyqesor ne ngarkim te 17 te pandehurve, te cilesuar si anetare te "Bandes se Durresit", eshte zhvilluar me replika mes paleve. Avokatet i kane kerkuar gjykates se i penduari i drejtesise, Adriatik Coli, te trajtohet ne menyre te barabarte me te gjithe te pandehurit e tjere ne seancen gjyqesore. Sipas avokateve, deri me dje nuk i ishte paraqitur asnje akt, i cili te tregonte se ky i fundit ishte bashkepunetor i drejtesise. Ndersa, nga ana tjeter, ata kane sqaruar se Coli nuk mund te jete bashkepunetor me drejtesine, kur ky i fundit nuk ka treguar gjithcka. Kjo merrte shkak nga deklarata e vete te penduarit dy seanca me pare, ne te cilen deklaroi se kishte persona te tjere, te cilet nuk ndodhen ne qeli dhe qe duhet te arrestohen. Vete avokatet u kane kerkuar togave te zeza qe Coli nuk mund te cilesohet bashkepunetor me drejtesine, pasi ky i fundit deri me sot rezulton se nuk eshte i penduar. "Coli te trajtohet ne menyre te barabarte ne seancat gjyqesore, derisa prokuroria te paraqese aktin e nenshkrimit te marreveshjes mes Colit dhe prokurorise. Derisa ky akt te paraqitet, Coli duhet te jete njelloj me te pandehurit e tjere ne seance, jashte saj prokuroria po te doja te shpjere dhe te Sheratoni", kane deklaruar dje mbrojtesit. I ulur ne cep te salles, afer trupit gjykues, i rrethuar nga forcat e "Briskut" te maskuara dhe me anti-plumb, Coli here pas here, perpiqej qe te shihte avokatet qe replikonin me prokurorine. I eshte dashur shume here qe te ta mbeshtese koken ne mur per te marre nje keshille nga avokati i tij mbrojtjes, te cilen e kishte ngjitur per keshillime. Perballe kerkesave te avokateve mbrojtes, prokurori i ka sqaruar gjykates se akti i nenshkruar midis Colit dhe prokurorise eshte ne fashikullin e gjykimit. Por, prokurori i ka sqaruar gjykates se ky akt ishte bere midis te pandehurit dhe prokurorise ne vitin 2006 dhe jo midis paleve. Pretendimet e akuzes nuk i kane bindur avokatet, te cilet kane kerkuar qe Coli te mos rinte ne cep te salles, po te rinte me gjithe te pandehurit e tjere. "Avash-avash Adriatik Coli mund ta quaje veten dhe gjyqtar te gjashte dhe te kerkoje qe te hyje ne dhome te keshillimit, duke marre parasysh qe ai ri ngjitur me trupin gjykues", kane vazhduar avokatet mbrojtes. Por, kryesuesi i trupit gjykues, Gurali Brahimllari, i ka shpjeguar se nuk ishin gjashte gjyqtare, por pese qe po gjykojne kete ceshtje. Pasi jane degjuar edhe disa nga kerkesat paraprake per provat qe do te sjelle mbrojtja ne kete proces gjyqesor, prokurori i ka kerkuar gjykates qe te mos thirreshin per te deshmuar ne kete proces gjyqesor motra dhe bashkeshortja e te pandehurit Lulzim Berisha, pasi deshmite e tyre do te jete ne ndikuara. Te pandehurit e "Bandes se Durresit, akuzohen per veprimtari kriminale kryesisht ne qytetin bregdetar, nga vrasje deri te perfshirja ne trafikun e lendeve narkotike. "Banda e Durresit, e cila e ka zanafillen ne vitet 1999, fillimisht ka vepruar si nje e vetme, nen drejtimin e te pandehurit Lulzim Berisha, ndersa pas vrasjes se Klodian Saliut, ajo u shperbe. Te akuzuarit si anetare te saj u grupuan ne dy kampe rivale, te cilet filluan konfliktet me njeri-tjetrin, duke lene pas shume episode kriminale kundrejt njeri-tjetrit. Mbi ta rendojne nje numer i madh akuzash, te cilat nisin qe nga vrasjet me paramendim, atentate kundrejt njeri-tjetrit, grup te strukturuar kriminal etj.