E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Bashkiak, 500 mije leke per Kinen

Nje nga projektvendimet qe do te shqyrtohej dje ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, ishte edhe ndihma financiare per perballimin e situates ne Sichuan (Kine). Burime nga Keshilli Bashkiak thane paraprakisht se eshte propozuar qe ne ndihme te perballimit te katastrofes natyrore ne Sichuan te jepet nje vlere simbolike, 500 mije leke. Megjithate, dje nuk u arrit te vendosej gje, per shkak te moszhvillimit te mbledhjes se radhes. Por, me sa duket, miratimi i kesaj vlere nuk do te hase ne rezistence, sikunder ndodhi me Gerdecin. Bashkia e Tiranes ishte nder te paktat bashki qe beri shume rremuje per fondin qe do te jepej per te demtuarit nga tragjedia. Fillimisht u propozua qe te jepeshin mbi 15 milione leke, ndersa pas shume debatesh te jepeshin 3,2 milione leke. Megjithate, nje gje e tille ndodhi pas shume mbledhjesh, per shkak se anetaret nuk merreshin vesh me njeri-tjetrin per shumen. Bashkia e Tiranes dha me pak para se shume bashki te tjera shume me te vogla. Ne ditet kur eshte shqyrtuar kjo teme, Keshilli Bashkiak eshte shnderruar ne nje teater te vertete. Te pakten ne kete menyre e ka kryer funksionin e argetimit per te pranishmit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›