E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pastrehet, 100 familje perfitojne bonus

Tirane - Rreth 100 familje te varfra do te ndihmohen financiarisht nga Keshilli Bashkiak i Tiranes, nepermjet bonusit te qirase. Te pakten nje gje e tille do te miratohej qe dje, nese anetaret e Keshillit Bashkiak do te kishin denjuar te paraqiteshin ne mbledhjen e planifikuar ne oren 11:00.

Sipas burimeve nga ky keshill, 100 familjet do t'i perfitojne bonuset e qirave ne vlera te ndryshme, te ndara sipas zonave A, B dhe C. Vlera e bonusit me te madh shkon ne 9 mije leke, ndersa me pare ishte vendosur 3500-4 mije leke ne muaj. Si rezultat i moszhvillimit te mbledhjes, 15 projektvendime kane mbetur pezull, duke pezulluar gjithashtu nje sere projektesh sidomos per njerezit ne nevoje. Megjithate, nga anetaret e Keshillit bashkiak mesohet se projektvendimi i renditur i shtati ne liste dhe i emertuar "Per miratimin e vleres maksimale te bonusit te strehimit per familjet ne nevoje" synon te ndihmoje rreth 100 familje te varfra. Masa e bonusit qe do t'u paguaje Bashkia e Tiranes varion ne baze te zonave te ndryshme te kryeqytetit. Kesisoj, ne projektvendimin ne fjale, masa e rritjes se bonusit do te jete e ndryshme dhe e ndare sipas tre zonave, A, B dhe C. Sigurisht qe cmimi me i larte i qirase, do te paguhet per nevojtaret qe do te strehohen ne zona prane qendres. Projektvendimi parashikon qe per keto zona, te perfshira nen emertimin "Zona A", bonusi i qirase qe do te paguhet nga Bashkia e Tiranes, do te jete 9 mije leke. Per zonat dytesore, te klasifikuara si "Zona B", masa e bonusit qe do te paguhet nga Bashkia do te jete 8 mije leke, ndersa per zonat periferike, familjet e pastreha do te qendrojne ne shtepi 7 mije lekeshe. Nje gje e tille do te ndodhe nese Keshilli Bashkiak, me shumice te votave miraton projektvendimin. Sipas burimeve nga ky Keshill, propozimi synon qe t'u krijoje lehtesi qytetareve te pastrehe dhe njekohesisht ne nevoje, duke i rritur masen e bonusit te qirase.

Strehimi

Deri tani mesohet se nga projekti per strehimin do te perfitojne rreth 1100 familje ne nevoje. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, ne fund te ketij viti pritet qe te fillojne ndertimet per banesat sociale, por jo qe te gjitha. Zbatuesit e projekteve do te fillojne me ndertimin e banesave ato bashki, qe do te jene me te avancuara ne pergatitjen e dokumentacionit te duhur dhe perpilimin e procedurave. Sikurse mesohet, do te perfitojne familjet qe plotesojne dy kushte baze: 1) Nuk disponojne banese ne pronesi (ketu mund futen edhe ata qe banojne ne banesat e ish-pronareve); 2) qe kane te ardhura te uleta". Por, ne kategorite qe do te perzgjidhen me perparesi do te jene ato familje qe ne perberjen e tyre kane: invalide ose persona me aftesi te kufizuara, persona qe kane statusin e jetimit, gra te divorcuara qe kane ne ngarkim femije, te moshuar pa perkrahje, cifte te reja deri ne moshe totale 55 vjec. Mesohet se zbatimi i projektit ne fjale do te nise me disbursimin e kredise, e cila do te behet gjate muajit prill, sipas gatishmerise se bashkive. Me tej, bashkite do te perfundojne projektet, realizojne prokurimet dhe do te fillojne nga ndertimi. Pra, sipas burimeve nga ministria, perafersisht nga mesi i vitit pritet te filloje ndertimi i banesave. Sipas statistikave, ndertimi i nje godine banimi zgjat nga 11 deri ne 18 muaj. Projekti ne fjale eshte konsideruar si pilot, pasi do te sherbeje si shembull per ecurine e metejshme, ne kuptim te menyres se planifikimit te fondeve, bashkepunimit me bashkite, nevojat qe mund te dalin per plotesime ligjore etj.

Perfituesit

Nga programet e qeverise dhe Bashkise se Tiranes per strehimin do te perfitojne disa kategori, qe konsiderohen me emergjentet dhe qe vertetohet se nuk kane asnje strehe apo burim te ardhurash

Mbledhja

Per here te pare pas shume kohesh, mbledhja e Keshillit Bashkiak eshte lene qe te zhvillohet paradite. Duket se ka qene ky shkaku pse asnje anetar nuk u paraqit, sipas lajmerimit paraprak


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›