Alibeaj mohon një përplasje institucionale me KLD-në
Dezinformim dhe keqdashje. Me dy fjalë e ka karakterizuar ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, tendencën e disa medieve vizive apo të shkruara lidhur me një reagim të dy ditëve më parë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për relacionin e ardhur nga KLD-ja për tre gjyqtarët ushtarakë. Sipas ministrit, mes institucionit që drejton dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk ka asnjë përplasje, asnjë lloj konflikti të hapur apo të fshehtë. “Relacioni i ardhur dy ditë më parë në Ministrinë e Drejtësisë do të shqyrtohet, ndërkohë që materiali u është vënë në dispozicion edhe tre gjyqtarëve të gjetur me shkelje nga Inspektorati i KLD-së, me qëllim që ata të sjellin observacionet e tyre”, - u shpreh ministri Alibeaj, lidhur me aludimin e një konflikti të mundshëm mes dy institucioneve për shkak të ekzistencës së dy inspektorateve, duke shtuar se “nuk ka kurrfarë konflikti midis këtyre institucioneve, sepse situata është e rregulluar me ligj. Do të thotë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë është ai që vendos mbi përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, është organi, gjykata e gjyqtarëve. Ministri i Drejtësisë në bazë të ligjit është i detyruar të nisë procedimin disiplinor, të bëjë verifikimin dhe të saktësojë masën konkrete që do të merret ndaj gjyqtarit në rastin konkret. Duke qenë se situata rregullohet me ligj, termi konflikt është i huaj për gjithë këtë situatë. Lidhur me përmendjen e faktit se Ministria e Drejtësisë është autoriteti që përcakton masën disiplinore, ministri u shpreh se “kjo nuk është çështje kujtese as të individëve me emra konkretë, këtu bëhet fjalë për institucione që nuk kanë emra, ka një KLD, anëtar i të cilit është edhe ministri i Drejtësisë, ka dhe një Ministri Drejtësie që do të kryejë dhe kryen verifikimet dhe kryerjen e detyrës së saj sipas ligjit. Për kronikë, po ju sqaroj që verifikimi i kryer nga ana e KLD-së nuk përmban, siç edhe ligji e kërkon, që të prononcohet ky institucion. Për masën konkrete kjo është një detyrim që duhet ta marrë përsipër ministri i Drejtësisë dhe do ta bëjë deri në fund. Këshilli i Lartë i Drejtësisë në seancën që do të ketë do të shqyrtojë çështjen, do të shqyrtojë dhe propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe në fund do të vendosë”. Ndërsa, lidhur me faktin nëse i nënshtrohen procedimit disiplinor gjyqtarët, për një çështje që ata kanë gjykuar dhe që është ende në gjykatë të lartë, ministri Alibeaj sqaroi se “sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit për “Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit gjyqësor” dhe sipas praktikës së konsoliduar edhe të gjykatës kushtetuese në çështjet që ka shqyrtuar kufiri i vetëm limitativ për verifikimin e një çështjeje gjyqësore në funksion të përgjegjësisë së gjyqtarëve është kur vendimi ka marrë formë të prerë dhe vendimi merr formë të prerë gjatë gjykimit në apel dhe përgjegjësia e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe gjyqtarëve të apelit përfundon në këtë moment dhe është ky momenti që duhet të fillohet verifikimi. Nuk ka asnjë lloj pengese për rastin konkret në shqyrtimin e kësaj çështjeje në aspektin administrativ”. Sipas tij, Gjykata e Lartë nuk gjykon mbi gjyqtarët, por gjykon mbi ligjin dhe nuk gjykon mbi faktet. Faktet janë ato që shqyrtohen ose nga gjykata e shkallës së parë ose nga apeli, që do të thotë pas apelit i vetmi institucion që do të mund t’i verifikojë administrativisht do të jetë Ministria e Drejtësisë ose Këshilli i Lartë i Drejtësisë sipas rastit.
Alibeaj: “Nuk ka konflikt mes ministrit dhe gjyqtarëve”
I pyetur nga gazetarët, lidhur me ndonjë konflikt të mundshëm mes ministrit dhe Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, z.Alibeaj u shpreh se “nuk ka kurrfarë dhe s’ka se si të ketë asnjë lloj konflikti të ministrit me gjyqtarët sepse janë dy institucione që janë të ndryshme, certifikojnë dhe analizojnë çështje ligjore të ndryshme. Ministri i Drejtësisë në lidhje me raportin që ka me gjyqtarët të organizuar, qoftë në konferencë, qoftë edhe në shoqata, ka vetëm një detyrim që të gjitha shërbimet gjyqësore që duhet të jenë ndaj gjyqtarëve në kryerjen e detyrës së tyre si gjyqtarë, duhet t’i ngrejë në standardin më të lartë për t’ua bërë punën dhe jetën më të lehtë gjyqtarëve në vënien e drejtësisë. Ministri i Drejtësisë është duke punuar dhe duke marrë përgjegjësinë konkrete që këtë shërbim ta ngrejë cilësisht më lart”.
Deklarata
Ministri i Drejtësisë u shpreh dje në lidhje me procedimin disiplinor ndaj tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Ushtarak. “Duke marrë shkas nga komente të një pjese të medias televizive dhe asaj të shkruar, do doja të bëja me dije realitetin se si qëndron çështja e marrëdhënieve institucionale në lidhje me çështjen e shqyrtimit të procedimit disiplinor të gjyqtarëve për rastin kaq të njohur prej jush. Së pari, do doja t’ju thosha se disa komente mediatike, të cilat do t’i konsideroja si dezinformim keqdashës, trillim të së vërtetës, janë shpërndarë nga segmente të caktuara, të cilat nuk kanë qëllime të qarta ligjore dhe morale, që procedimeve disiplinore ndaj shkelësve të ligjit, qofshin ata dhe gjyqtarë, t’u shkohet deri në fund. Besoj që konsiderata të tilla si përplasje me institucione të tilla si Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë janë krejtësisht inekzistente. Institucione të tilla, individët që ushtrojnë detyra të tilla funksionojnë në përputhje të plotë dhe korrekte me urdhërimet ligjore. Realiteti është fare i qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm nga kushdo. Prej Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është ngritur një grup për të kryer verifikimin në lidhje me një çështje gjyqësore, e cila ka marrë edhe një lloj përbotshmërie. Është kryer besoj në mënyrë korrekte gjithë verifikimi. Është rezultuar që prej gjyqtarëve konkretë, emrat e të cilëve janë bërë edhe të ditur për të gjithë median dhe gjithë publikun, kanë rezultuar me shkeljet ligjore të pretenduara. Sipas ligjit dhe sipas praktikës së kristalizuar në bashkëpunimin midis Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, ky material i ka kaluar ministrit të Drejtësisë që prej ditës së pardjeshme dhe në mënyrë urgjente ky material është studiuar nga ne dhe është nisur procedimi disiplinor. Që prej ditës së djeshme materiali u është dërguar personave për t’u inspektuar dhe verifikuar. Është detyrim si i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ashtu edhe të ministrisë së Drejtësisë për të marrë të gjithë observacionet nga ana e të verifikuarve dhe të inspektuarve, të cilët do të japin pretendimet e tyre, nëse kanë, në një afat prej 10 ditësh dhe në përfundim të këtij afati ministri i drejtësisë do të prononcojë dhe masën konkrete të procedimit disiplinor. Unë besoj që situata të tilla nuk duhet të karakterizohen nga ngutja, por duhet të karakterizohen nga maturia duke garantuar të drejtat e gjyqtarëve. Por, duke e respektuar në mënyrë serioze ligjin ndëshkimi duhet të jetë në atë masë sa çështja e kërkon, delikatesa, rëndësia dhe graviteti i çështjes e kërkon. Një afat 10-ditor është minimal, do të jeni të ftuar të ndiqni edhe mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku do të shqyrtohet në themel përgjegjësia e gjyqtarëve që kanë shkelur ligjin” përfundoi ai.