Ballkaniada e Matematikës, nxënësit shqiptarë fitojnë medalje të argjendtë
Nxënësit shqiptarë në Ballkaniadën e 12-të të Matematikës të zhvilluar në Vlorë, fituan një medalje argjendi dhe 4 medalje bronzi. Në këtë olimpiadë kanë marrë pjesë nxënës nga Maqedonia, Qiproja, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Bëhet me dije se ekipi ynë i matematikës në këtë olimpiadë arriti të renditej në vendin e gjashtë si grup. Pjesëmarrës në këtë eveniment, të parin në qytetin bregdetar, ishin 71 nxënës të moshës 15-vjeçare nga 12 shtete të Ballkanit: Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Qiproja, Rumania, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia, si dhe një grup nga Kazakistani. Gjatë ceremonisë përmbyllëse të këtij aktiviteti nxënësve kampionë në matematikë iu shpërndanë dhe shumë dhurata. Në olimpiadën e matematikës që u mbajt në Durrës nxënësit shqiptarë kanë arritur që të zënë një vend të kënaqshëm. Pra, duke i krahasuar me olimpiadat e mëparshme, nxënësit janë paraqitur shumë më mirë. Fituesit e medaljeve janë: Tedi Aliaj (Medalje Argjendi - Fier); Sindi Shkodrani (Medalje Bronzi - Vlorë); Disel Spahia (Medalje Bronzi - Shkodër); Arbeg Gani (Medalje Bronzi - Elbasan); Arnold Spahiu (Medalje Bronzi - Tiranë). Skuadrat e vendeve pjesëmarrëse ishin të përbëra nga 6 nxënës, të cilët janë përzgjedhur nga olimpiadat kombëtare respektive të matematikës. Juria përbëhej nga udhëheqësit e nxënësve të vendeve anëtare dhe këtë vit u kryesua nga profesor Llukan Puka.