Qeveria miraton vendimin për uljen 5 vjet të moshës së pensionit të minatorëve
Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së djeshme, e ktheu në vendim premtimin e kryeministrit Berisha në këtë fushatë zgjedhore për uljen 5 vjet të moshës së pensionit të minatorëve. Ky vendim do të ketë fuqi prapavepruese dhe do të rrisë kategorinë e pensionit të minatorit. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit te Ministrave, kryeministri Berisha ngarkoi ministritë përkatëse për të përgatitur vendimin për amendimin e ligjit për pensionet. Ky vendim do të ulë moshën e pensioneve për minatorët me 5 vjet dhe do të ketë fuqi prapavepruese, në mënyrë që të mbulojë të gjithë minatorët dhe ish-minatorët shqiptarë. Gjithashtu, në bazë të këtij vendimi, pensionet e minatorëve do të ngrihen në nivelin më të lartë të mundshëm për këtë kategori.
19 Qershor 2009