Alibeaj shtyn miratimin e ligjit "Për Falimentimin"
Kuvendi shtyn për miratim projektligjin "Për Falimentimin", duke ia kaluar sërish për diskutim komisioneve përgjegjëse parlamentare. Shtyrja e votimit erdhi pas ndërhyrjes që bëri kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho, sipas të cilit, "në komision kanë mbërritur disa propozime të reja nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat kërkojnë një kohë të caktuar për t‘u shqyrtuar". Nisur nga kjo, kryetari i Kuvendit, Fatos Beja, e pa të udhës ta shtynte për herë tjetër votimin, duke marrë konsensusin edhe të opozitës. Projektligji "Për Falimentimin" në thelb parashikon shkurtimin e afateve procedurale, me synim që gjykimi i çështjeve në gjykatën e rrethit dhe në atë të apelit të kryhet brenda 30 ditëve. Por, përpara këtij hapi do të jenë organet tatimore që do të njoftojnë nisjen e procedurave të falimentimit për shoqëritë tregtare, që nuk kanë kryer veprimtari tregtare ose kanë kaluar me status pasiv nga QKR-ja, që prej dy vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nga tre që ishte në ligjin e mëparshëm.