E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Shehu zgjidhet kryetar i ERT-së

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 64 vota pro, kandidaturën për kryetar të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve (ERT), Ilir Shehun. Ai do të zëvendësojë Hydajet Kopanin, i shkarkuar me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit Olldashi, sipas të cilit, "Për shkak të mosveprimit të ERT-së, rezulton sipas statistikave zyrtare se, Shqipëria ne fushën e telefonisë celulare klasifikohet ne vendet me tarifat më të larta". Kuvendi miratoi dhe kandidaturat për anëtarë të Këshillit Drejtues të ERT-së, të cilët do të zëvendësojnë të larguarit. Ata janë: Afrim Tonuzi, 69 vota pro dhe 22 kundër; Jetmir Karrini, 67 pro dhe 24 kundër, Edlira Kasaj, 69 pro dhe 20 kundër, Ilir Zela, 77 pro dhe 18 kundër. Ky i fundit mori më shumë vota me mbështetjen e opozitës, pasi më parë ka ushtruar detyrën e deputetit të PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›