E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milionat nga tregtia e armëve dhe arit

Liberalizimi i tregjeve nuk ka sjellë rritje të shkëmbimeve vetëm për artikujt bazë të konsumit, ose për pajisje e makineri të prodhimit, por ka dhënë impakt dhe në tregtinë e disa mallrave tepër të çmuara. Bëhet fjalë për armët ushtarake dhe metalet e çmuara, kryesisht ar, të cilat nga viti 2003 e këtej regjistrojnë shifra të shkëmbimeve gjithnjë e në rritje. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet Drejtorisë së Statistikave (Sektori i Analizës), ka nxjerrë të dhënat e fundit të tregtisë me vendet e Bashkimit Evropian dhe jashtë saj, duke pasqyruar treguesit import-eksport të këtyre dy mallrave, për vitet 2003-2007 në mënyrë të detajuar. Kështu, vëllimi tregtar për armët dhe municionet shënon vlerën e rreth 5 milionë dollarëve, me një rritje të lehtë në krahasim me vitin 2006, ndërsa me vitet e tjera tregtia ka njohur ngritje të madhe. Në shifra më të larta duket tregtia e metaleve të çmuara, që për vitin që shkoi regjistroi një vëllim prej rreth 7 milionë dollarë, plot 4 milionë dollarë më shumë se viti 2006.

Armët

Dogana ka depozituar pranë Kuvendit raportin e fundit të tregtisë së jashtme për vitin 2007, duke paraqitur shifra konkrete rreth shkëmbimit tregtar për artikujt që hyjnë dhe dalin nga vendi ynë. Kështu, e ndarë në kapituj të ndryshëm, për sa u takon armëve dhe municioneve (ku përfshihen pjesë dhe aksesorë të tyre), në 2007 eksporti i tyre regjistron nivelin e rreth 3.2 milionë dollarëve (2,800 tonë), nga 4 milionë dollarë të regjistruara në vitin 2006. Lidhur me vitet e mëparshme, 2003-2005, mesatarja në vlerë është rreth 600 mijë dollarë. Tek importet, vlerat janë të ulëta, duke treguar se nga ky aktivitet vendi ynë del me fitime të konsiderueshme. Kështu, për vitin 2007 janë importuar rreth 1.8 milionë dollarë armë dhe municione, 800 mijë dollarë më tepër se viti 2006. Për vitet 2003-2005, mesatarja e importit nuk shkon më shumë se 100 mijë dollarë.

Metalet e çmuara

Tregtia e metaleve të çmuara ka njohur një bum të vërtetë vitin që shkoi, me një rrije prej rreth 270 për qind. Sipas statistikave nga administrata doganore, janë importuar 174 tonë metale të çmuara, rreth 60 tonë më tepër. Në vlerë importet përllogariten në rreth 4.2 milionë dollarë, rreth 3.7 milionë dollarë për tepër se viti 2006, ndërsa eksportet shënuan vlerën e rreth 2.8 milionë dollarë, me një rritje prej 1.5 milionë dollarë. Mesatarja e vëllimit të tregtisë për vitet e kaluara shkon në rreth 2.2 milionë dollarë. Të dhënat e ofruara nga dogana nuk specifikojnë vendet me të cilat kryen tregti vendi ynë, si për armët dhe municionet, ashtu dhe për metalet e çmuara.

Dogana ka depozituar pranë Kuvendit raportin e fundit të tregtisë së jashtme për vitin 2007, duke paraqitur shifra konkrete rreth shkëmbimit tregtar për artikujt që hyjnë dhe dalin nga vendi ynë. Kështu, e ndarë në kapituj të ndryshëm, për sa u takon armëve dhe municioneve (ku përfshihen pjesë dhe aksesorë të tyre), në 2007 eksporti i tyre regjistron nivelin e rreth 3.2 milionë dollarë (2,800 tonë), nga 4 milionë dollarë të regjistruara në vitin 2006. Lidhur me vitet e mëparshme, 2003-2005, mesatarja në vlerë është rreth 600 mijë dollarë. Tek importet, vlerat janë të ulëta, duke treguar se nga ky aktivitet vendi ynë del me fitime të konsiderueshme. Kështu, për vitin 2007 janë importuar rreth 1.8 milionë dollarë armë dhe municione, 800 mijë dollarë më tepër se viti 2006. Për vitet 2003-2005, mesatarja e importit nuk shkon më shumë se 1 milion dollarë.

Shifrat

Armët

Në 2007 eksporti regjistron nivelin e rreth 3.2 milionë dollarëve (2,800 tonë), nga 4 milionë dollarë të regjistruara në vitin 2006. Ndërsa importet janë rreth 1.8 milionë dollarë, 800 mijë dollarë më tepër se viti 2006

Metalet e çmuara

Janë importuar 174 tonë metale të çmuara, rreth 60 tonë më tepër. Në vlerë importet përllogariten në rreth 4.2 milionë dollarë, rreth 3.7 milionë për tepër se viti 2006, ndërsa eksportet shënuan vlerën e rreth 2.8 milionë dollarëve

Metalet e çmuara

Importi Eksporti

2003 850 000 520 000

2004 1 200 000 850 000

2005 1 200 000 1 200 000

2006 1 500 000 1 300 000

2007 4 200 000 2 800 000

Armët

Importi Eksporti

2003 900 000 420 000

2004 600 000 620 000

2005 1 330 000 650 000

2006 920 000 4 000 000

2007 1 800 000 3 200 000

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›