E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj, takim me ambasadorin Lohan, të Xhuma, më 12

Nga Tema

Antena brenda familjes

Ministri i Drejtësisë ka takuar dje ambasadorin Lohan dhe kanë folur për burgjet. “Burgjet nuk janë më Alkatrazi, por janë një sistem që nuk mbyllin në të trupin njerëzor, por një shpirt njerëzor”, - ka thënë Alibeaj. Ambasadori Lohan ka zgurdulluar sytë, pasi ka dëgjuar fjalinë.

- ǒtë jetë kjo dhimbsuri për të burgosurit?! - i tha këshilltares së vet. - Po më duket vetja si në xhami.

- Është e premte, - i tha ajo, - dhe ora 12. Ministri e kishte për të shkuar në xhami, por, ngaqë e kishim fiksuar orarin pa e pyetur, po flet këtu si në xhami.

- Interesant, - tha ambasadori. - Jam shumë kurioz se si i përfytyron ministri gjithë këta shpirtra të mbyllur në burgje. Kështu shifra e të burgosurve duhet të dalë shumë e lartë. Se shpirtrat e burgosur nuk janë vetëm në burgje, por gjithandej ku nuk je i lirë.

- Ashtu është, - i tha këshilltarja, - po s’e ka menduar aq gjatë ministri.

- Mos e nënvlerëso, - i tha ambasadori. - Mund ta ketë thënë me qëllim që të na japë dhe ne një mesazh, se të burgosur nuk ka vetëm në burgje, por dhe në parti, dhe në qeveri, dhe në opozitë. Është mesazh i madh filozofik, - i tha ambasadori. - Më sill disa të dhëna për këtë djalë, kush është, ç’ka bërë…

Pas pak këshilltarja i solli një ekstrakt për Enkelejdin. Kishte koincidenca fantastike. Kishte lindur më 11 Shtator, kishte shkuar Haxhi në Mekë, ishte praktikant i rregullt xhamie dhe besonte te… Sali Berisha.

- Qenka interesant, - tha. - S’më hiqet nga mendja ajo shprehja: “Burgjet nuk janë më Alkatrazi, por janë një sistem që nuk mbyllin në të trupin njerëzor, por një shpirt njerëzor”. Kë të pyesim në PD si i ka punët ky djalë?

- Pyes unë Flamurin, - tha këshilltarja, - se vetëm ai është atje dhe të jap një përgjigje.

Biseda me Flamurin ishte shumë e vështirë.

Në fillim Flamuri nuk e shqiptonte dot këtë emrin e burgut dhe as i shkonte mendja, nëse ishte burg amerikan apo i Kontit të Monte Kristos. Pasi këshilltarja e shmangu emrin e burgut dhe i foli për lirinë e shpirtrave në PD, Flamuri u ngatërrua fare.

- Këtu s’ka shpirt njeriu fare, - tha. - Vetëm unë jam dhe roja i parkingut. Ai burri është në qeveri, nuk shkel më këtu. Nuk di ç’të të them, por unë dhe roja jemi në rregull.

- Desha të të pyes sa të lirë janë njerëzit aty, - i tha këshilltarja, - d.m.th., si ndihen?

- ǒtë të them unë, të lirë jemi, - tha Flamuri. - Mua s’më ndërhyn njeri në punën time. Bëj ç’të dua. Për shembull, i bërtas pastrueses sa herë të dua, s’më thotë gjë ai burri. Dhe këta nënkryetarët kanë të drejtë t’i bërtasin rojës, po nuk e bëjnë. Këta sekretarët kanë të drejtë të vijnë në zyrë, por nuk vijnë. ǒtë them tjetër unë? Më thuaj ç’të them, se jam gati t’u përgjigjem pyetjeve.

- Po ja, deputetët në grup parlamentar, a janë të lirë apo janë si të burgosur?

- Të lirë janë. Kanë gjithë ato të drejta. Kanë pas të drejtë deri më sot të zgjedhin vetë shoferët, sekretarët, të hapin vetë zyrat elektorale, të plotësojnë fletët e dietave. Të gjitha të drejtat i kanë pasur. S’kanë pse ankohen. Dhe për të folur kanë të drejtë, por me radhë. Ua cakton ajo gruaja, pasi flet me atë burrin. Tani të gjithë s’kanë pse flasin, por e kanë si të drejtë.

- Po në Kryesi të PD, si flasin? - e pyeti këshilltarja.

- Me radhë, po kanë të drejtë të flasin të gjithë. Për shembull, flet ai burri i pari, ne bëjmë sikur mbajmë shënime. Në fakt, unë vizatoj zogj, se e kam zakon që i vogël, por ai burri mendon se mbaj shënime. Dhe të tjerët ashtu bëjnë. Pastaj, në fund, thotë ai burri: “Diskutime sikur nuk kishte apo jo?”

Po, i themi ne, s’kishte. Të gjithë kemi të drejtë të themi kështu. S’na pengon njeri.

- Faleminderit, - i tha këshilltarja, - se ambasadori donte ta sqaronte këtë fjalinë e ministrit Alibeaj që tha sot: “Burgjet nuk janë më Alkatrazi, por janë një sistem që nuk mbyllin në të trupin njerëzor, por një shpirt njerëzor”. Iu duk shumë filozofike dhe tha mos ishte ndonjë mesazh më i gjerë.

- Jo mo. Për këtë më lodhe ti? As që bëhet fjalë. Do ta ketë për atë të burgosurin që u arratis, që është dëshmitar në vrasjen e Azemit. Ka dash të thotë që dhe pse ka ikur fizikisht, shpirtin e ka të burgosur, kot e ka që ka ik. Pastaj të xhumave mos e thërrisni në takim Alibeajn, se llafe xhamie do dëgjoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›