Alibeaj u jep status sekretareve
Sekretaret gjyqësore do të gëzojnë statusin e nëpunësit civil, shoqëruar kjo me rroga më të larta dhe privilegje të tjera, përsa i përket marrëdhënieve të punës, të cilat do të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.
Fatos Mahmutaj
Ky ishte premtimi i ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj bërë një muaj më parë në Gjykatën e Tiranës në një mbledhje të zgjatur me sekretaret, i cili u konkretizua dje me votimin prej Këshillit të Ministrave të projektvendimit "Për administratën gjyqësore". Në relacionin bashkëlidhur draftit, ministri pohon se: "Administrata gjyqësore përfiton statusin e nëpunësit civil të administratës publike dhe do t'i njihet i njëjti trajtim financiar me punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë". Kjo në fakt, shihet si një vlerësim për administratën gjyqësore, kryesisht sekretaret gjyqësore, të cilat aktualisht janë ndër punonjësit shtetërorë më pak të paguar. "Administrata gjyqësore është padyshim pjesë e rëndësishme e sistemit gjyqësor dhe që luan një rol të pamohueshëm në dhënien e drejtësisë dhe garantimin e pavarësisë së gjyqësorit. Në kuadër të thellimit të reformave në sistemin gjyqësor dhe me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe efeciencës së tij është i nevojshëm dhe një rregullim uniform i statusit të administratës gjyqësore", pohon Alibeaj duke shtuar se, kuadri ligjor aktual nuk ofron rregulla të qarta lidhur me misionin e administratës gjyqësore, strukturën e saj, rekrutimin e punonjësve apo trajtimin financiar të tyre. "Në këtë kuadër është hartuar dhe propozohet ky projektligj, i cili synon pikërisht përcaktimin e saktë të statusit të administratës gjyqësore të gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit, me qëllim rritjen e profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit në punë të saj", thuhet në relacionin e ministrisë. Drafti i ofron administratës gjyqësore të njëjtat garanci, që u ofron statusi i shërbimit civil punonjësve të administratës publike. Konkretisht, përcaktohen procedura të njëjta dhe të unifikuara për emërimin, zhvillimin e karrierës, largimin nga puna, masat disiplinore, vlerësimin e rezultateve në punë, të cilat do të ndikojnë në rritjen e performancës së administratës dhe shmangien e arbitraritetit në largimin nga puna, duke krijuar dhe një mekanizëm ankimi te ministri i Drejtësisë të punonjësve të administratës. Në fund, ministria pohon se hartimi i projektligjit, sipas ministrisë, është bërë nën asistencën ligjore të ekspertëve të Misionit Euralius dhe të ekspertëve të Këshillit të Evropës.
Ligji i ri garanton:
Rregullim të detajuar dhe standard të procedurave të rekrutimit, konkurrimit, ngritjes në detyrë, lëvizjes paralele, masave disiplinore dhe vlerësimit të rezultateve në punë.
Këto çështje do të rregullohen në këshillim me kryetarët e gjykatave. Në funksion të garantimit të së drejtës për ankim, ministrit i jepet dhe e drejta e organit, që vendos për ankimet lidhur me veprimtarinë e administratës.
Drafti rregullon drejtimin e administratës gjyqësore, duke përcaktuar në mënyrë të qartë kompetencat e çdonjërës prej strukturave përgjegjëse për drejtimin e saj.
Ministri është autoriteti përgjegjës për përcaktimin e strukturës dhe organikës së administratës gjyqësore të çdo gjykate të Shkallës së Parë dhe të Apelit.
Debati
Rreth dy muaj më parë ministri i Drejtësisë u përfshi në një debat të ashpër me gjyqtarët e kryeqytetit, për shkak të disa detyrave që u shtoi punës së sekretareve. Ministri u kërkoi sekretareve të plotësonin një formular pas çdo seance gjyqësore, ku të pasqyronin të dhënat kryesore të seancës. Kjo kërkesë e ministrit irritoi gjykatësit, disa prej të cilëve pretenduan se ministri kërkonte që t'i përdorte sekretaret si spiune të tyre. Pas kësaj, ministrit iu desh që të merrte vetë një takim me gjyqtarët. Por edhe pas kësaj, ministri nuk hoqi dorë nga kërkesa e tij, ndërsa pas monitorimit dy javor të raportimeve të sekretareve verifikoi disa probleme, që kishin të bënin me raportime të pasakta. Ndërsa, Ministria e Drejtësisë e quajti këtë një hap përpara në transparencën dhe përsosjen e sistemit të drejtësisë. Sipas ministrisë, efekti pozitiv i kësaj është vënë re në disiplinimin e orareve të gjyqeve dhe mosshtyrjen e seancave pa pasur arsye ligjore. Edhe vetë sekretaret u ankuan për këto shtesa në punën e tyre, duke pretenduar se përpilimi i raporteve u merrte një pjesë të mirë të kohës.
Kryetari
Në draftin e ri për administratën gjyqësore, që u miratua nga qeveria dhe tashmë pritet t'i kalojë Kuvendit, roli i kryetarit të gjykatës konsiston në informimin e ministrit të Drejtësisë lidhur me çështje të drejtimit administrativ të gjykatës. Për të evituar mosmbetjen pa ndëshkuar të veprimeve apo mosveprimeve të cilat çojnë në mospërmbushje të detyrave. Kryetarit për shkeljet e konstatuara i jepet mundësia e ankimit te ministri kur çështjes nuk i jepet zgjidhje nga kancelari. "Duke qenë se një pjesë e kompetencave të kancelarit përcaktohen në ligjin "Për gjyqësorin", drafti, detajon detyrat e tij si strukturë përgjegjëse për drejtimin dhe organizimin e veprimtarisë së përditshme të gjykatës. Konkretisht, detyra që garantojnë si krijimin e kushteve të nevojshme për përmbushjen e misionit të administratës gjyqësore në dhënien e drejtësisë, pa ndikuar në veprimtarinë procedurale dhe pavarësinë e gjyqtarëve, ashtu edhe krijimin ndaj publikut të kushteve për marrjen e një informacioni sa më të shpejtë, duke i garantuar atij të drejtën për një proces të rregullt ligjor.