Londër, dënohen shqiptarët për grabitje
LONDER - Grabitja e lodrave elektronike në një magazinë në kryeqytetin britanik Londër, do ju kushtojë nga katër vjet burg dy emigrantëve shqiptarë.
Sipas mediave angleze, Partizan Zeka dhe Nardi Paloka do të kalojnë në qeli nga katër vjet burg secili, pasi janë gjetur fajtorë për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme lodrash elektronike të markës "Sony". Sipas gjykatës, vjedhja spektakolare atyre u ka sjellë fitime të konsiderueshme që llogariten në qindra mijëra paund. Grabitja ndodhi më 15 maj të vitit të kaluar në Londër kur dy shqiptarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin nxorën nga një magazinë sasinë e lojërave elektronike, të cilat më pas i shitën. Dy të burgosurit Zeka dhe Paloka i mohuan akuzat gjatë të gjithë fazës së hetimit dhe gjykimit, por filmimet nga kamerat e sigurisë në magazinën ku ndodheshin lojërat ishin prova të pakundërshtueshme nga dy shqiptarët. Të administruara dhe shqyrtuara në seancë gjyqësore, pamjet filmike tregonin dy shqiptarët teksa nxirrnin jashtë magazinës lodrat elektronike, që në total shkonin më tepër se njëmijë kuti. Tashmë atyre u duhet të kalojnë nga katër vite në qeli, ndërkohë mund t'i drejtohen Apelit për ulje të dënimit, qoftë për sjellje të mirë, qoftë edhe për pranimin e akuzës pas provave të pakundërshtueshme.