Braun: Informova për abuzimin
TIRANE - David Braun, anglezi 53-vjeçar i akuzuar për skandalin e abuzimit me fëmijët e jetimores "Fëmijët e tij", pohoi dje në gjykatë se në momentin që kishte
mësuar se dy miqtë e tij greko-anglezi Dino Cristodoulou dhe skocezi Robin Arnold kishin abuzuar me të miturit kishte informuar Alan Mayerin, punonjës i Interpolit. Ky i kishte premtuar Braunit se do të vinte në dijeni Interpol-Tiranën, gjë për cilën më pas Braun nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur. Në lidhje me alibinë e impotencës seksuale, të cilën e përdor gjithmonë Braun, pranoi se ishte ekspertuar nga Prokuroria, por nuk ishte njohur asnjëherë me konkluzionet mjekësore. Pas deklarimeve të Braun, gjykata shtyu seancën pasi nuk u paraqitën dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja. Ndërkohë, Prokuroria pohoi se ka nisur çështjen penale në ngarkim të mjekut Guy Eshelman dhe tre vartësve të tij në klinikën mjekësore ABC, të cilët kanë qenë në dijeni për skandalin e abuzimit dhe e kanë mbajtur të fshehtë. fa.ma.