Mashtruan bankën, vjedhja e 200 mijë eurove me 8 kredi
Mashtruesit e kredive kanë arritur për tetë herë me radhë të tërheqin nga bankat shuma të ndryshme financiare me vlerë totale 200 mijë euro, duke paraqitur dokumente të falsifikuara.
Trazhgim Sokolaj
Lajmi është pohuar dje nga Prokuroria e Për-gjithshme, e cila konfirmoi se nga hetimet e Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës, gjashtë personat e pandehur të dosjes "Kredia" kanë arritur në tetë raste të mashtrojnë bankën, duke tërhequr para përmes garancive dhe dokumenteve të falsifikuara. "Më 22 qershor 2007, në Prokurorinë e Tiranës në bazë të materialit të ardhur nga banka është regjistruar procedimi penal nr. 2371 për veprën penale të "Mashtrimit me kredi", thanë burimet. Sipas tyre, pas një hetimi paraprak nga Njësia Task-Force, më 15 korrik 2008, i është kërkuar Gjykatës së Tiranës caktimi i masave të sigurimit "arrest me burg" për Edmond Gjilanin, Rexhep Zhegun, Agim Xhi-kën, Agim Karamuçën (biznesmen, pronar i një fabrike të prodhimit të ujit mineral) dhe caktimi i masave të sigurimit "arrest në shtëpi" për Brunilda Muhon dhe Fatmir Kasallën. Sipas hetimeve, ata rezultuan të implikuar në mashtrimin e bankës dhe në tërheqjen e rreth 200 mijë eurove kredi përmes dokumenteve të falsifikuara. Prokuroria tha dje se, pesë të akuzuarit kanë rënë në pranga ndërsa ende nuk është bërë i mundur ekzekutimi i arrestit për Edmond Gjilanin, që besohet të jetë një nga anëtarët kryesorë të grupit.
Hetimet për kreditë
Menjëherë pas regjistrimit të dosjes në Prokurori, Njësia Task-Force ka kryer një sërë veprimesh hetimore si akte ekspertimi për dokumentet false, marrje deklarimesh nga dëshmitarët dhe mbledhja e provave shkresore. "Nga hetimet e deritanishme rezulton se Edmond Gjilani në bashkëpunim me Brunilda Muhon, në pozicionin e analistes së kredisë tek banka e dëmtuar, kanë bërë të mundur nxjerrjen e kredive të shtetasve të ndryshëm në këmbim të përfitimeve monetare. Për nxjerrjen e tyre përdoreshin dokumente të falsifikuara. Shtetasit Fatmir Kasalla, Rexhep Zhegu, Agim Xhika dhe Agim Karamuça kanë marrë kredi me dokumente të falsifikuara dhe kanë ndërmjetësuar në nxjerrjen e tyre në këmbim të përfitimeve monetare", thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, të akuzuarit kanë mashtruar dhe qytetarë të ndryshëm, duke u vënë pasuritë e tyre si kolateral për kreditë që merrnin pa dijeninë e pronarëve të këtyre pasurive. "Deri në fazën aktuale të hetimeve janë evidentuar rreth tetë raste "kredish të këqija" të cilat kapin vlerën e rreth 20 milionë lekë të reja", cituan burimet e Prokurorisë.
Të arrestuar
Rexhep Zhegu
Agim Xhika
Agim Karamuça
Në arrest shtëpie
Brunilda Muho
Fatmir Kasalla
Në kërkim
Edmond Gjilani
Paratë e vjedhura u investuan
TIRANE - Mesditën e djeshme, policia arrestoi edhe një prej personave të përfshirë në historinë e mashtrimit të bankave nëpërmjet tërheqjes së kredisë me emra të falsifikuar. Agim Xhika, ra në pranga në qendër të ish-Bllokut, ndërsa po pinte qetësisht një birrë. Ai është prangosur nga agjentët e policisë, ndërsa një natë më parë e njëjta njësi kishte prangosur miqtë e tij. Ndërkaq gjatë marrjes në pyetje të personave, ata kanë mbajtur pozita mohuese, përveç ish-analistes së kredisë në bankë, Brunilda Muho. Ajo ka pohuar se, nuk ka pasur dijeni që dokumentet e paraqitura për aplikim nga personat kanë qenë të falsifikuara. Ajo ka shtuar se, nuk ka pasur dijeni mbi to dhe nga sa ato ishin paraqitur dukeshin të rregullta. Nga verifikimet e kryera nga hetuesit e policisë dhe të Prokurorisë së Tiranës, është mësuar se paratë e fituara në së paku tetë raste janë përdorur për të kryer investime të ndryshme për llogari të personave, që kishin përfituar paratë.